Futbolli na ka munguar. Emocionet, të qeshurat e gëzimet e këtij sporti fantastik, kanë munguar gjatë. Por, jo më. Drithërimat e fazës së eleminimit direkt, vijnë të plota e magjike, me organizimin e radhës të KD Events&Communications. Pas lehtësimit të masave të pandemisë, Prishtina Futboll Fest, në vazhdim të traditës organizative, kthehet prapë me organizimin e Public Screening për kampionatin europian të futbollit EURO 2020 në sheshin Zahir Pajaziti.
Futbolli dhe argëtimi i përbashkët është prej gjërave që na ka munguar më së shumti. Organizimi, si çdo herë, bëhet nga KD Events&Communications, me licensë zyrtare të transmetimit dhe transmetim në SuperSport Kosova.
Organizimi ynë është mbështetur edhe nga Komuna e Prishtinës – Drejtoria e Kulturës dhe Sportit. Prej 29 qershorit e deri në finalen e madhe, të gjitha ndeshjet e eleminimit direkt do të transmetohen në public screening, ku publiku do të ketë mundësi t’i përcjellë në ekranin e madh të vendosur në sheshin Zahir Pajaziti.
Natyrisht, kjo nuk domethënë që ne nuk e kemi parasysh që pandemia është mes nesh. Hyrja në këtë event, i cili do të jetë falas, do të bëhet duke respektuar masat anti-covid dhe rekomandimet publike për parandalimin e pandemisë. Distanca, hixhiena dhe të gjitha masat e tjera janë në nivel, ndërkohë që do të argëtohemi pa fund duke qenë të sigurt.
Mos mungoni!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rafuna në Washington nënshkruan një akt për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në fushën e turizmit
CineStar feston ditëlindjen e parë më 1 dhe 2 Qershor – bileta për të gjithë filmat vetëm 1,90€
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251