Ministrisë e Tregtisë dhe Industrisë, tash e riemëruar (Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë) ka vazhduar të paguajë punëtorët pa shkuar në punë për vite me radhë.
Sipas Raporti të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të kësaj ministrie, janë paguar 25 punëtorë të komunitetit serbë, për të cilët nuk ekziston asnjë dëshmi se ata kanë vijuar apo vijojnë punën.
Këta punëtorë janë angazhuar në MTI me vendimin të Qeverisë.
“Me vendimin nr. 06/39 të datës 22.07.2015, Qeveria e Kosovës ka aprovuar konkluzionet e dakorduara të Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për realizimin e marrëveshjes së ashtuquajtur “Mbrojta Civile”, thuhet në raportin e auditimit, raporton Kallxo.com.
Sipas ZKA-së, shpenzimi në total për pagat e këtyre të punësuarve për vitin 2020 ishte 122,738 euro.
“Përmes këtij vendimi, MTI ka të angazhuar 25 punonjës të komunitetit serb me qëllim të integrimit të tyre në sistemin e Republikës së Kosovës. Këta punonjës nuk kanë punuar asnjëherë për MTI që nga viti 2016 kur edhe janë nënshkruar aktemrimet a tyre”, thuhet në raport.
Në raportin e auditimit thuhet po ashtu se shkak për mos-shkuarjen në punë të këtyre punëtorëve, është mungesa e hapësirave të punës.
“Mungesa e hapësirave të punës në komunat përkatëse ishte shkak kryesor për mosangazhimin e këtyre të punësuarve. Ministria kishte bërë përpjekje për adresimin e kësaj çështje gjatë vitit, duke dërguar shkresa tek ministritë përkatëse për marrje me qira ose sigurimin e hapësirave për këta të punësuar, mirëpo një gjë e tillë nuk ishte realizuar”, vazhdon më tej raporti.
ZKA ka rekomanduar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë që të sigurojë vijueshmërinë e rregullt në punë të komunitetit serb, duke bërë monitorimin e tyre të vazhdueshëm ashtu siç parashihet me aktet ligjore për shkak se pagesa e pagave pa vijueshmëri në punë shkakton dëmtim të buxhetit.
Kujtojmë se Rregullorja 05/2010 (neni 7) e shfuqizuar në gusht 2020 me hyrjen në fuqi të Rregullores (QRK) Nr.12/2020 Për Orarin e Punës dhe Pushimet e Zyrtarëve (neni 8), përcaktojnë se “Gjatë orarit të punës të gjithë zyrtaret publik janë të obliguar të jenë në vendin e punës. Çdo zyrtar publik shënohet në librin e vijueshmërisë në punë ose në regjistrin elektronik“.
Këta 25 punëtorë janë të angazhuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë si inspektorë në Mitrovicë të Veriut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Kosova bën gati listën e aplikimeve për Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës