Dallime të mëdha në çmime në tenderët për blerjet emergjente janë vërejtur gjatë monitorimit të organizatës Demokraci Plus, e cila ka monitoruar dhjetë tenderët që lidhen me blerjen e produkteve për mbrojtjen nga pandemia, siç janë tenderët për maska, teste dhe pako ushqimore në 8 komuna dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).
Në raportin “Pandemia COVID-19 si pretekst për lidhje të kontratave emergjente në prokurim publik” janë hulumtuar çmimet e produkteve të blera me kontrata emergjente, duke i krahasuar me kontratat përmes procedurave të hapura, janë vërejtur dallime të mëdha në çmime.
Komuna e Vushtrrisë kishte lidhur kontratë në vlerë prej 140 mijë eurosh, por që nuk është dashur të zbatohet pasi kontrata nuk është nënshkruar edhe nga kryetari i komunës. Sipas Ligjit për Prokurimin Publik, kontratat me vlerë të madhe duhet të nënshkruhen nga kryetari. Kontrata edhe pse është zbatuar në tërësi, është e paligjshme. Nga ana tjetër, Komuna e Rahovecit ka kryer një studim të ngjashëm në vlerë prej 12,500 euro, por me më pak kërkesa. Kjo kontratë është përcjellë me parregullsi përgjatë gjithë zbatimit të saj.
SHSKUK ka tejkaluar kufizimin prej mbi 30 për qind të kontratës kornizë dhe ka vazhduar të bëjë pagesa për operatorin ekonomik, ndërsa ligji kërkon që kontrata të ndërpritet automatikisht nëse tejkalohet ky kufizim. Shërbimi Spitalor ka paguar 126 mijë e 115 euro euro më shumë se sa kufizimi i lejuar me Ligj. Për më tepër, SHSKUK ka paguar çmime që nuk kanë qenë të parapara në kontratë.
Komuna e Prizrenit ka paguar 20 mijë e 378 euro për t’i sensibilizuar prizrenasit me masat për parandalim të virusit. Komuna ka paguar për disa produkte, të cilat kanë qenë të gatshme nga Qeveria e Kosovës dhe i ka shpenzuar pa nevojë 1,850 euro.
Komuna e Gjakovës ka ftuar për të ofertuar një kompani e cilat merret me shërbime të konsulencës, ndërsa kompania tjetër në konsorcium nuk ka licencë për produkte medicinale, e cila ishte kërkuar në dosje të tenderit. Gjatë zbatimit të kontratës, komuna për të njëjtin produkt ka paguar çmime të ndryshme. Për maska të thjeshta komuna ka paguar 0.35 euro dhe 0.20 euro, ndërkohë çmimi i tregut në atë kohë ka qenë 0.13 euro.
Komuna e Prishtinës ka ndarë një tender në pesë llote të njëjta, mirëpo ka ftuar vetëm gjashtë kompani të ofertojnë, të cilat kanë pasur të drejtë të fitojnë vetëm një llot. Si rezultat i këtij veprimi komuna ka lidhur kontratën në total për 23,660 euro më shtrenjtë. Kjo nuk do të ndodhte po të përdorej procedura e hapur.
Për të parandaluar shkeljen e Ligjit për Prokurimin Publik, Demokraci Plus jep rekomandimet: Autoritetet kontraktuese, duhet të shmangin përdorimin e procedurës me negocim. Edhe në rastet kur nevojitet përdorimi i kësaj procedurë duhet të ftohen sa më shumë operatorë ekonomik për të siguruar konkurrencë minimale. Të gjithë operatorët ekonomik të ftohen në negociata në mënyrë që të tentohet ulja e çmimit; dhe Autoriteti Kontraktues të sigurohet që mos të paguajë produktet me çmime më të larta se çmimi i tregut. Autoritetet kontraktuese duhet që të krahasojnë të gjitha çmimet e dhëna nga ofertuesi me çmimet e tregut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës