LAJMI I FUNDIT:

Videoja tregon një piton që kafshon fytyrën e një kujdestari të kopshtit zoologjik në Los Angjeles

Videoja tregon një piton që kafshon fytyrën e një kujdestari të kopshtit zoologjik në Los Angjeles

Kjo është ajo që ndodh kur përpiqeni të ndërhyni ndërmjet një gjarpëri dhe vezëve të saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një kujdestar nga Kalifornia i kopshtit zoologjik u kafshua në fytyrë nga një piton derisa ai u përpoq të mblidhte vezët e saj për t’u rritur në një inkubator.


“Ajo më sulmoi”, shkroi kujdestari i kopshtit zoologjik, Jay Brewer në video, të cilën e postoi në faqen e tij në Instagram të hënën.

“Unë rrezikoj kështu që t’i vendosi foshnjat në incubator ku është e sigurt… në këtë rast unë duhej ta merrja një për ekipin”, shtoi Brewer, i cili është themeluesi i Zoo Reptile jashtë Los Angjelos. /Telegrafi/