LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtarja refuzon masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për dhunimin e të miturës, i cakton një muaj arrest shtëpiak

Gjyqtarja refuzon masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për dhunimin e të miturës, i cakton një muaj arrest shtëpiak

Një muaj arrest shtëpiak i është caktuar të dyshuarit G.Xh, i dyshuar për dhunimin e një të miture në një hotel në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë.

Sipas komunikatës për medie Gjykata Themelore në Ferizaj, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.Xh.

Kurse, të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.


“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Kadrije Goga – Lubishtani, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se më 21.05.2021, në një hotel në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – të mitur e moshës 16 vjet”, thuhet në komunikatë.

Sipas asaj që thuhet në komunikatë “Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka refuzuar si të pa bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, ndërsa të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj”.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Kalo në kategori