LAJMI I FUNDIT:

Taksi ajror i firmës gjermane synon të jetë operacional për Lojërat Olimpike të Parisit më 2024

Taksi ajror i firmës gjermane synon të jetë operacional për Lojërat Olimpike të Parisit më 2024

Kompania gjermane Volocopter kreu të hënën një fluturim të parë të taksisë së saj elektrike ajrore në Francë në një shfaqje në aeroportin Le Bourget dhe tha se synonte të kishte një shërbim në veprim për Lojërat Olimpike në Paris në vitin 2024.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, taksi fluturues, i cili duket si një helikopter i vogël, u ngrit në aeroportin Bourget pranë Parisit dhe më pas u ul vertikalisht pas një fluturimi tre minutësh.

Në bord nuk kishte pasagjerë dhe ai fluturoi rreth 500 metra në ajër me shpejtësi deri në 30 kilometra në orë dhe ishte rreth 30 metra mbi fushën ajrore, tha Volocopter në një deklaratë.


Pajisja fluturuese thuhet se ka kapacitet për dy persona në bord dhe një hapësirë për bagazh.

“Synimi i qartë për Paris 2024 është që në fakt të kemi një shërbim të rregullt në veprim”, ka thënë shefi ekzekutiv i Volocopter, Florian Reuter. “Kjo është një sfidë”.

Reuter tha se ky shërbim fillimisht do të drejtohet nga një pilot plotësisht i licencuar në mënyrë që të “pajtohet” me rregulloret ekzistuese.

“Me kalimin e kohës… ne duam që këto automjete të fluturojnë plotësisht të automatizuara, kështu që nuk do t’ju duhet më licencë piloti”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
OpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, 'Operator' - cili do të jetë funksioni i tij?

OpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, 'Operator' - cili do të jetë funksioni i tij?

Teknologji
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Teknologji
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Teknologji
Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Teknologji
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se

A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"

Kalo në kategori