Janë bërë 22 vjet që kur Xhevdet Smajli ka humbur të pamurit pasi ra në një minë të vendosur nga ushtarët serbë.
Ai ishte pjesëtar i UÇK-së dhe punonte në sektorin e deminimit, kur gjatë pastrimit të një terreni të vështirë me bar e shkurre, shpërtheu një minë dhe e plagosi atë së bashku me kolegë të tjerë.
Në Klan Kosova ai u shpreh se këtë detyrë e kishte marr vullnetarisht sepse ishte nevoja urgjente që të pastrohej terreni, meqë prej tyre po pësonin banorët dhe kolegët e tij të UÇK-së.
“Ne kemi rënë në minën e fundit, se pastaj kanë ardhur edhe njësitet e KFOR-it, por s’kanë gjetur më asnjë”, tha Smajli, duke kujtuar momentin tragjik të këtij shpërthimi.
“Në momentin kur ka eksploduar mina, mua më ka humbur pamja, ndërsa vetëdija jo. Më kujtohet që kam pasur dhimbje të mëdha dhe i kam lutur shokët që të më vrisnin se s’mund ta duroja dhimbjen. Më pas më ka humbur edhe vetëdija, e cila m’u rikthye deri sa më kanë çuar në spitalin e Ferizajt”.
“Nga aty më kanë tansferuar në spital të Prishtinës, ku nuk dihej ende çfarë po ndodhte sepse gjysma ishte me mjekë serbë që refuzonin ta lëshonin spitalin. Aty kam qëndruar dy ditë dhe më pas familjarët më dërguan në Kukës. Nga aty më dërguan në Gjermani, ku u munduan të ma rikthenin formën e kokës dhe të ma shpëtonin jetën, sepse për sytë më nuk kishte shpresë”.
Pavarësisht kësaj, ai shprehet se nuk i ka rënë pishman për vendimin që të dilte në sektorin e deminimit, duke thënë se ishte i përgatitur që fatkeqësitë e tilla mund t’i ndodhnin.
“Vullneti ka qenë i madh dhe kemi qenë të përgatitur për atë punë. Dihet që dikush duhet më i dhënë sytë për t’i fituar gjithë të tjerët”, deklaroi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja