Rrjeti i Shitësve me Pakicë shpalos “Trajnimin që garanton punësim”
Rrjeti i Shitësve me Pakicë (Kosovo Retail Association) në bashkëpunim me Federaten Kombëtare të Shitjes me Pakicë (National Retail Federation) me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për herë të parë në Kosovë dhe rajon sjellin programet e trajnimeve për të punësuarit në sektorin e tregtisë, konkretisht shitjes me pakicë.
“Analiza e Hendekut të Aftësive në Industrinë e Shitjes me Pakicë” e punuar në nëntor të 2020 nga Rrjeti i Shitësve me Pakicë me mbështetje të Agjencisë Zvicrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Swiss Agency for Development and Cooperation) përmes projektt Rritja e Punësimit për të Rinjtë (Enhancing Youth’s Employment) tregon se katër nga pesë biznese kanë vështirësi në gjetjen e stafit të kualifikuar, ndërsa kanë punësuar fuqi punëtore më pak të kualifikuar për të mbuluar pozitat e lira. Në anën tjetër, aftësitë e nevojshme për operimin e biznesit janë rritur për 72% përgjatë viteve të fundit dhe hendeku i aftësive po pengon paskajshmërisht zhvillimin e tyre. Në këtë mënyrë, duke marrë për bazë mungesën e aftësive dhe kuadrove të kualifikuar si dhe bazuar në të gjeturat e hulumtimit, nevoja për trajnimin e fuqisë punëtore përmes programeve më të mira ndërkombëtare të sektorit është esenciale për avancimin e aftësive tek të punësuarit, dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të bizneseve.
Trajnimet e ofruara përmes Federatës Kombëtare të Shitjes me Pakicë (National Retail Federation) përfaqësojnë programet më të mira në botë për aftësimin e shkathtësive të këtij sektori. Ato janë të punuara nga bizneset më të mëdha operuese të sektorit të shitjes me pakicë në SHBA si Walmart, Macy’s, The Home Depot, Burlington Stores, BJs Wholesale Club dhe Nordstrom, ndër të tjera. Ky trajnim, në Amerikë ju ka shërby më shumë se 400,000 kandidatëve.
Pjesëmarrësit në këto trajnime të ofruara nga Rrjeti i Shitësve me Pakicë në Kosovë do të kenë për here të parë mundësinë e pajisjes me certifikata të njohura ndërkombëtarisht dhe të specializojnë në fushën e 1) marrëdhenieve me klientin dhe shitje dhe 2) menaxhimin e biznesit të shitjes me pakicë, përmes moduleve të zhvilluara nga bizneset më të mëdha të këtij sektori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky bashkëpunim në mes të organizatave dhe programet e trajnimeve mbështeten nga projekti Rritja e Punësimit për të Rinjtë (Enhancing Youth’s Employment) ka për qëllim rritjen e mundësive të punësimit duke avancuar shkathtësitë e kërkuara nga tregu përmes përmirësimit të qasjes në trajnime dhe marrjes së vendimeve të mirinformuara për karrierë në sajë të sistemit të orientimit për karrierë që është i përcaktuar më shumë kah kërkesa.
Përderisa shumë industri e sektorë të ndryshëm janë detyruar të bëjnë shkurtime të vendeve të punës për shkak të mbylljeve të përkohshme ose të përhershme të shkaktuara nga pandemia e COVID-19, kompani të tregtisë me pakicë po punësojnë fuqi punëtore për të përmbushur rritjen e kërkesës së konsumatorit e cila pritet të pësoj ngritje edhe më tutje në muajt në vijim. Andaj, nevojat për të zotëruar aftësitë mbi shërbimin ndaj klientit dhe shitjet, duke përfshirë të kuptuarit e ciklit blerës të klientit, zhvillimin e strategjive efektive për të angazhuar klientët, vlerësimin e nevojave të klientit dhe mbylljen e shitjeve krahas kuptimit të praktikave lidhur me tregtinë, marketingun, funksionimin e dyqaneve, parandalimin e humbjeve dhe sigurinë në vendin e punës, tashmë janë të domosdoshme për sektorin e tregtisë me pakicë. Vlerësimi dhe zgjedhja te takon ty – të përqafosh status quo-në apo të specializohesh në tregtinë me pakicë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova