S’është ndonjë sekret i madh fakti që shumica e romancave të yjeve të Hollywoodit nuk zgjasin
Lidhje të tilla janë shpesh subjekt spekulimesh, thashethemesh, etj, prandaj të famshmit e kanë edhe më të vështirë të gjejnë qëndrueshmërinë tek partneri apo të finalizojnë një marrëdhënie.
Disa janë martuar dhe kanë përfunduar të divorcuar, ndërsa të tjerë pavarësisht ndarjeve s’kanë hequr dorë! – shkruan Pop Sugar.
Në listën më poshtë do të gjeni të famshmit që janë fejuar më shumë herë!
1. Billy Bob Thornton: 7 fejesa/martesa
Billy Bob është mjeshtër i vjetër kur vjen puna tek zgjedhja e një unaze fejese! Aktori ka qenë 6 herë i martuar. 5 të parat, përfshi këtu dhe martesën me Angelina Jolie, përfunduan në divorc. Në 2014-ën, ai u martua me gruan e tij të 6-të, me të cilën është ende.
2. Jennifer Lopez- 5 fejesa/martesa
Sigurisht që Jenny s’mund t’i mungonte kësaj liste! Fillimisht Lopez u martua me kamerierin Ojani Noa dhe ndonëse i thanë njëri-tjetrit “po” me dëshirë të madhe, martesa zgjati më pak se 1 vit. Pak vite më vonë, Lopez u martua me balerinin Cris Judd, martesë e cila zgjati gjithashtu më pak se 1 vit. Pas lidhjes me të, u fejua shpejt me Ben Affleck me të cilin do të martohej, por diçka ndodhi dhe dasma u anulua 10 muaj më vonë. Jennifer qëndroi për 7 vite e martuar me Marc Anthony para se të divorcohej në 2011 dhe 10 vite më vonë, i dha fund një tjetër fejese: atë me Alex Rodriguez. Tani, J.LO i është rikthyer sërish një dashurie të vjetër, Ben Affleck.
3. Marc Anthony: 5 fejesa/martesa
Njësoj si ish-gruaja edhe këngëtari është martuar dhe ndarë plot 5 herë deri tani.
4. Drew Barrymore: 5 fejesa/martesa
Drew Barrymore ka qenë e martuar 3 herë dhe 2 herë të tjera e fejuar.
5. Johnny Depp: 5 fejesa/martesa
Aktori ka qenë 2 herë i martuar: me Amber Heard me të cilën u divorcua në 2016-ën dhe Lori Anne Allison, martesë që zgjati vetëm 2 vite. Fejesa të famshme të tjera të aktorit kanë qenë me Sherilyn Fenn, Jennifer Grey, dhe Winona Ryder. Kishte zëra që thoshin se Depp ka qenë gjithashtu i fejuar me të dashurën e shumë viteve, Vanessa Paradis me të cilën aktori qëndroi për 14 vite dhe pati 2 fëmijë.
6. Paris Hilton: 5 fejesa
Hilton ka qenë 5 herë e fejuar, 4 prej të cilave përfunduan në ndarje. Së fundmi, Paris u fejua me sipërmarrësin Carter Reum pas romancës 1-vjeçare.
7. Julia Roberts: 4 fejesa/martesa
Roberts ka përjetuar 2 divorce gjatë jetës së saj dhe dy fejesa të tjera që priteshin të përfundonin në martesa, por u anuluan pak ditë para ceremonisë, citon Anabel.
8. Brad Pitt: 4 fejesa/martesa
Martesat e Brad Pitt-it i dini pak a shumë të gjithë. Përveç divorceve të famshme me Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie, Pitt ka qenë edhe 2 herë të tjera i fejuar. Në 1989-ën me Cutting Class për më pak se 1 vit dhe me aktoren Gwyneth Paltrow në ’96-ën, fejesë e cila gjithashtu zgjati 1 vit.
9. Halle Berry- 3 fejesa/martesa
Pas 3 martesave të përfunduara në divorc, thuhet se Berry dhe i dashuri aktual janë fejuar, por s’ka ende asnjë konfirmim për të tilla thashetheme.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
Sekreti presidencial: Përse Donald Trump kurrë nuk bart unazë?
Tendenca më e re e largimeve nga puna do bëjë që të mendoheni dy herë para se të jepni dorëheqjen
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Pse disa njerëz urrejnë që të marrin komplimente?
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Luanit do të pendohej nëse do të ndahej
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze