Negociatat me kompaninë kineze “Sinohidro”, që janë në rrjedhë e sipër pritet të definojnë edhe afatin përfundimtar në fundit të vitit 2023 të ndërtimit të rrugës Kërçovë-Ohër. Zgjatja e afatit vjen si rrjedhojë e përgatitjes së dokumentacionit shtesë projektues. Në ndërkohë po punohet edhe në ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë. “Aktualisht po punohet në pjesën nga vendkalimi kufitar Bllacë deri në fshatin Bllacë në gjatësi prej 2 km, ndërsa progresi fizik i punëve është 20 për qind. Në aksin rrugor prej fshatit Bllacë deri në Stenkovec po punohet në përgatitjen e dokumentacionit projektues. Presim që ai të jetë gati deri në fund të vitit 2021, ndërsa ndërtimi të fillojë përgjatë vitit 2022”, thotë për AIM, drejtori i ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë”, Ejup Rustemi.
Ai shton më tej se në aksin rrugor Kërçovë-Ohër, përparimi i punëve sipas marrëveshjes themelore është 90 për qind, ndërsa përparimi i përgjithshëm i punëve ndërtimore sipas marrëveshjes kryesore dhe anekseve të marrëveshjes është 62 për qind. Pritet që analiza e afatit përfundimtar të kryerjes së autostradës Kërçovë-Ohër të varet nga rritja e vëllimit të punës, realizimi i pjesës së mbetur së mjeteve financiare, si dhe zgjidhja e tjetërsimit shtesë të tokës që del nga dokumentacioni shtesë projektues.
Rustemi shton më tej se memorandumi I marrëveshjes me “Behtel-Enka” për autostradat e ardhshme Tetovë-Gostivar-Bukojçani, Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë dhe Prilep-Manastir pa shpallje të tenderit, pritet të përcaktojë investimet e ardhshme në infrastrukturë në korridoret evropiane, si dhe ristrukturimin e infrastrukturës ekzistuese dhe ndërtimet e reja. Një model i tillë nuk e vonon projektimin me vite, si dhe nuk vonon as realizimin që tregojnë edhe shembujt e panumërt. Njëherësh ai ofron qasje të shpejtë të realizimit të investimeve kapitale, si dhe nuk lejon as lojëra kalkuluese kur është në pyetje interesi kombëtar i qytetarë ve dhe shtetit. Pritet që pas përfundimit të procedurave përkatëse ligjore, të fillohet me aktivitete konkrete lidhur me këtë memorandum.
Në ndërkohë, po punohet edhe në përmirësimin e rrjetit rrugor në Korridorin 8 në drejtim të Bullgarisë. Deri në fund të vitit 2021 pritet të përfundojë rehabilitimi i rrugës Kumanovë-Stracin, si fazë të dytë të punimeve. Faza e parë e punimeve pritet të përfundojë deri në mesin e vitit 2022. Deri në fund të vitit 2022 do të lëshohet në përdorim edhe rruga ekspres Stracin-Dllaboçicë-Kriva Pallankë, ndërsa deri në mesin e vitit 2022, do të përfundojnë punimet në aksin rrugor Kriva Pallankë-Deve Bair. Do të ndërtohet edhe rrugë e re ekspres Ramanli-Stracin. Nga kjo ndërmarrje shtetërore kanë paralajmëruar ndërtimin edhe të rrugë s rajonale Izvor-Ura e Garit që do të lidhë më shpejt Dibrën me Kërçovën, si dhe rrugën e Arbërit që ka afatin e ndërtimit nëntor 2021, por pritet të lëshohet më herët, me autostradën e ardhshme Shkup-Kërçovë-Ohër-Strugë. Në ndërkohë, sërish do të shkelet edhe afati i verës 2021, siç ishte planifikuar paraprakisht për autostradën Kërçovë-Ohër. Probleme të ndryshme me projektimin e serishëm të rrugës, zhdëmtimi i pronarëve të tokës, dhe punët shtesë që kanë dalë nga projekti i ri – do të vonojnë këtë arterie shumë të rëndësishme rrugore në Maqedoninë e Veriut.
Ky aks rrugor i gjatë 57 kilometra filloi të ndërtohet në vitin 2014, ndërsa me plotësimet e anekseve do të arrijë koston prej afër 600 milionë euro nga 400 milionë euro paraprake për shkak të punimeve shtesë. Me fjalë të tjera, vlera fillestare është rritur për 186 milionë euro shtesë nga kostoja fillestare prej 411 milionë euro për punimet në tunele, mihjet shtesë të truallit, sanimin e pjesëve që rrëshqasin, projektimin e hyrje-daljeve të reja nga autostrada dhe rrugëve alternative.
Në tërë trasenë duhet të realizohen 67 projekte të reja. Të dhënat nga terreni flasin se nuk bëhet fjalë vetëm për ndërtimin e 57 km të autostradës, por edhe për ndërtimin e 60 km të tjera të rrugës për hyrje-daljet dhe akset alternative. Pritet që në total – me projektin e ri, autostrada Kërçovë-Ohër të ketë dhjetë hyrje-dalje dhe atë Knezhino në Kërçovë, Izvor, Arbinovë, Izdeglavlje, Botun, Mesheishte, Trebenishtë, Aeroporti i Ohrit, Podmolje apo dalja për në Strugë dhe dalja te Kisha “Shën Erazmo”. Ndryshe, në fillim të muajit qershor të vitit 2019 u lëshua në përdorim autostrada e re Miladinovci-Shtip e gjatë 47 km që kushtoi 220 milionë euro, ndërkohë që ndërtimi i saj shënoi ngecje në realizimin e punimeve, pasi që filloi në vitin 2014 dhe duhej të përfundojë në vitin 2017./Koha.mk/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Konjufca: S’pres diçka të rëndësishme nga takimi Kurti-Vuçiq, Asociacioni s’është në rend dite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Glauk-Konjufca-deklarate-foto-Ridvan-Slivova-1-e1719236541994-380x233.jpg)
Konjufca: S’pres diçka të rëndësishme nga takimi Kurti-Vuçiq, Asociacioni s’është në rend dite
![Aksion i madh i Inspektoratit në disa qytete: Mbyllen 30 biznese të “muzikës live” dhe “qendrave të masazheve”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/qendrat-e-masazheve-380x233.jpg)
Aksion i madh i Inspektoratit në disa qytete: Mbyllen 30 biznese të “muzikës live” dhe “qendrave të masazheve”
![Gjendje stabile pas reshjeve në Fushë Kosovë, qytetarët kërkojnë kompensim të dëmeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/unnamed-3-2-380x233.jpg)
Gjendje stabile pas reshjeve në Fushë Kosovë, qytetarët kërkojnë kompensim të dëmeve
![Rama rekomandon institucionet t’i lirojnë punëtorët më herët nga puna: Parashihen të reshura me intensitet të lartë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/rama-1-380x233.jpg)
Rama rekomandon institucionet t’i lirojnë punëtorët më herët nga puna: Parashihen të reshura me intensitet të lartë
![Shi, shtrëngata dhe breshër – parashikimi i motit për këtë javë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/08/moti_me-shi-380x233.jpg)
Shi, shtrëngata dhe breshër – parashikimi i motit për këtë javë
![E djathta ekstreme në Francë shkakton shqetësim deri në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/vjosa-albin-macron-380x233.png)
E djathta ekstreme në Francë shkakton shqetësim deri në Kosovë
![Tri vite burg për ish-kryebashkiakun Safet Gjici dhe një vit heqje lirie për Alma Kacin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/safet-gjcii-4-380x233.png)
Tri vite burg për ish-kryebashkiakun Safet Gjici dhe një vit heqje lirie për Alma Kacin
![MPJ thërret qytetarët e Maqedonisë që të largohen nga ky vend](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/mpj-maqedoni-380x233.jpg)
MPJ thërret qytetarët e Maqedonisë që të largohen nga ky vend
![Biografia e Hristijan Mickoskit, kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/mickoski-kuvend-1-380x233.png)
Biografia e Hristijan Mickoskit, kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/vershimet1-380x233.jpg)
Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet
![Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/page-120-380x233.jpg)
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë
![Reagon federata e Hunagrisë për gjendjen e Barnabas Varga](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/hungary-euro-2024-380x233.png)
Reagon federata e Hunagrisë për gjendjen e Barnabas Varga
![LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-23-221606-380x233.png)
LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini
![Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/messi-5-380x233.jpg)
Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti
![Dalin pamjet kur lojtari i Hungarisë u dërgua me urgjencë në spital](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/barbanus-varga-euro-2024-380x233.png)
Dalin pamjet kur lojtari i Hungarisë u dërgua me urgjencë në spital