Bakiu: Jemi kundër zgjedhjes së kryetarëve të komunave me një raund të vetëm
Bashkim Bakiu nga ASH-ja i ftuar në “Ruga drejt” gjatë debatit për zgjedhjet lokale dhe për zgjedhjen e kryetarit me një raund, tha se ata si ASH janë për lista të hapura, por jo për zgjedhjen e kryetarit me një me një raund të vetëm sepse kjo do të krijonte akoma më shumë ndarje etnike.
“Çështja e listave të hapura nuk është në temë që është hapur sot dhe nuk është një temë, është një temë që është diskutuar edhe para një dekade, por fatkeqësisht nuk ka pasur një vullnet politik. Të gjitha partitë politike kanë qenë dakord për listat e hapura, por kur ka ardhur te puna konkrete ajo është shmangur. Ne jemi kundër modelit brenda partisë të një lideri sulltan, që nuk mund ti shkoj kundër askush”.
“Dhe kjo nëpërmjet listave të hapura u jep mundësi figurave të tjera politike të ngrihen dhe të vlerësohen nga vetë votuesit. Por kjo edhe këtë herë nuk është akoma konkrete. NE jemi për 8 njësi zgjedhore, dhe kjo do t’u mundësoje të gjithëve të kenë përfaqësuesit e tyre. Por jemi kundër zgjedhjes së kryetarit me një raund të parë sepse do të kemi ndarje ndëretnike, sepse na mungon homogjenizimi”, tha Bakiu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251