Bujar Osmani: Përmes bashkëpunimit rajonal, po i kapërcejmë dallimet që e ngarkojnë rajonin
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL), në kuadër të presidencës turke 2020-2021 në Antalia të Turqisë.
Në paraqitjen e tij në takim, siç theksojnë nga MPJ, Osmani shprehu pikëpamjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me ngjarjet aktuale në rajon dhe ndikimin e tyre mbi bashkëpunimin e përgjithshëm si dhe mënyrat e avancimit të të njëjtit, veçanërisht në formatin e PBEJL-së.
“Kaluam një rrugët të gjatë që nga fillimi i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Sot, të gjitha vendet tona harmonizohen me vlerat euro-atlantike dhe synojnë të jenë pjesë e familjes evropiane. Krahas zotimeve tona themelore për paqe dhe stabilitet, janë bërë edhe arritje të tjera të rëndësishme në fushën e bashkëpunimit rajonal, që ishte motori shtytës kryesor gjatë gjithë procesit e që gjeneronte rezultatet të rëndësishme. Përmes bashkëpunimit rajonal, thellimit të komunikimit në të gjitha nivelet shoqërore, ekonomisë, biznesit, kulturës e deri te komunikimi politik, ne po i kapërcejmë dallimet të cilat po e ngarkonin rajonin, me benefite të prekshme nga bashkëpunimi i suksesshëm rajonal”, theksoi Osmani.
Ministrat biseduan për prioritetet e presidencës turke me PBEJL-në të cilat në pjesën më të madhe iu kushtuan vendosjes së një ndërlidhjeje më të madhe të rajonit, rinisë dhe rëndësisë së saj te shoqëritë, digjitalizimit, kulturës dhe turizmit, avancimit të bashkëpunimit rajonal përmes thellimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik si dhe demokracisë, sundimit të ligjit, ekonomisë së tregut të lirë dhe respektimit të të drejtave fondamentale njerëzore si vlera themelore evropiane që mbeten në fokus të të gjitha vendeve anëtare të PBEJL-së.
PBEJL numëron gjithsej 13 vende anëtare të rajonit të Evropës Juglindore, ku krahas Maqedonisë së Veriut, bëjnë pjesë edhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Moldavia, Kosova, Rumania, Serbia, Turqia, Kroacia, Mali i Zi dhe Sllovenia./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën
Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake