Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, menjëherë pas takimit me homologun e tij amerikan, Joe Biden ka mbajtur një konferencë për shtyp në Gjenevë.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, presidenti rus i tha medias se ai dhe Biden kishin rënë dakord që ambasadorët e tyre duhet të ktheheshin në postet e tyre përkatëse dhe të rinisnin detyrat e tyre diplomatike.
Ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov dhe ambasadori amerikan në Rusi, John Sullivan, kishin qenë në vendet e tyre për muajt e fundit për shkak të tensioneve të rritura midis dy kombeve.
Ndërsa siç shkruan CNN, Putin tha të mërkurën se kishte diskutuar edhe rreth Ukrainën me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.
Për sa i përket anëtarësimit të Ukrainës në NATO, “Unë nuk mendoj se ka diçka për të diskutuar atje”, citohet të ketë thënë ai.
Putini po fliste në Gjenevë pas takimit të tij të parë historik ballë për ballë me Biden si president, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë, duke marrë një pyetje nga CNN, Vladimir Putin u pyet nëse bisedimet midis tij dhe Joe Biden ishin të “natyrës armiqësore”.
Dhe siç thuhet më tej, presidenti rus këmbënguli se bisedimet nuk ishin armiqësore dhe ishin në fakt “mjaft konstruktive”, me të dy palët që treguan një “gatishmëri për të kuptuar njëri-tjetrin”, sipas përkthimit të komenteve të Putinit.
Putini shtoi se ai dhe Biden ranë dakord të “fillonin konsultat” për sigurinë kibernetike.
Kur u pyet për udhëheqësin e opozitës së arrestuar Alexei Navalny, Putini bëri thirrje për mbulim të paanshëm mbi incidentin.
“Ky person e dinte që ai shkeli ligjin që ekziston në Rusi dhe ai është një shkelës i përsëritur”, tha Putin.
“Ai e dinte mirë se ishte në kërkim, por megjithatë u kthye në Rusi dhe ai qëllimisht donte të arrestohej”.
“Ai bëri atë që donte të bënte”, shtoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Debati Trump-Harris dhe disa nga pyetjet kyçe rreth tij
Deklarata e Putinit ku tregon se kë ai "preferon të fitojë zgjedhjet në SHBA" nxit reagimin nga Shtëpia e Bardhë
'Nostradamusi i presidencialeve' - historiani Allan Lichtman tregon se kush do të fitojë zgjedhjet e 2024 në SHBA
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?
Pamje të papublikuara më parë që thuhet se tregojnë momentet pas vrasjes së John F Kennedyt
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh