LAJMI I FUNDIT:

Borissov: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE është qëllim strategjik i Bullgarisë

Borissov: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE është qëllim strategjik i Bullgarisë

Qëllimi strategjik i Bullgarisë është anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian, tha ish-Kryeministri bullgar Boyko Borissov në një takim me përfaqësuesit e rinisë së partisë së tij.

Siç raporton AIM nga Sofja, duke informuar se ai kishte biseduar me kryeministrin e RMV-së Zoran Zaev, Borissov theksoi se Marrëveshja për Fqinjësinë e Mirë e vitit 2017 është baza e marrëdhënieve të Bullgarisë me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takimin me të rinjtë e partisë, Borissov tha se mënyra se si qeveria teknike e Bullgarisë dhe Presidenti bullgar Rumen Radev tani po negociojnë me Maqedoninë e Veriut mund të çojë në një rezultat të keq për Sofjen ose “do të bëjë që dy vendet më të afërta dhe popujt e tyre të urrejnë njëri-tjetrin në dekadat e ardhshme”.


Ai u bëri thirrje të rinjve të bëjnë gjithçka që të jetë e mundur në mënyrë që brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të mos e urrejnë njëri-tjetrin, duke akuzuar Radev për ndarjen e Bullgarisë, duke shkaktuar ndarje në shoqëri për çështjen e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori