Aleanca për Shqiptarët njoftuan se shumë nxënës dhe prindër gjatë këtyre ditëve kanë denoncuar se nga ata janë kërkuar para për dëftesat.
“Duke ditur se ligji në fuqi dhe njoftimi i fundit i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) thonë se dokumentacioni i fundvitit sigurohet nga Byroja për Arsim, atëherë ne si Aleancë publikisht pyesim: Kush po i plaçkit nxënësit tetovarë dhe prindërit e tyre? Prej cilës qendër vijnë urdhrat që atyre përsëri t’u merren para? Ne e kemi të qartë se viktima të këtyre skemave janë edhe mësuesit, arsimtarët dhe profesorët tetovarë të cilët dikush i vë në situata të vështira dhe pikë së pari kërkojmë mirëkuptim për ta, që edhe ashtu janë të shkelur nga mospagesa e punës shtesë gjatë pandemisë”, thuhet në njoftimin e MASH.
Ata shtojnë se viktima janë edhe nxënësit dhe prindërit e Tetovës, të cilët pas shpenzimeve të shumta për të siguruar pajisje kompjuterike, telefona dhe internet, tani detyrohen të paguajnë edhe për dëftesa.
“Ju bëjmë thirrje atyre drejtorëve të korruptuar, nga partia e korruptuar në pushtet BDI dhe të emëruar nga kryetarja më e dobët në historinë e Tetovës, Teuta Arifi, që urgjentisht të ndalojnë këtë formë të ulët të korrupsionit e keqpërdorimit. Këta funksionarë po i paralajmërojmë që tani se nëse prej sot e tutje dëgjojmë edhe një rast të vetëm të këtij fenomeni, nuk do të hezitojmë t’i publikojmë me emra, mbiemra dhe fotografi të gjithë ata që po plaçkisin familjet tona dhe ushtrojnë presion mbi mësimdhënësit”, thonë nga ASH.
Ata i bëjnë thirrjet Inspektoratit për Arsim që të kryejë të paktën një herë të vetme detyrën dhe të ndëshkojë keqbërësit.
“Dëftesat me ligj janë të siguruara falas, andaj të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës të respektuar : Mos heshtni, denonconi çdo tentim për vjedhje, plaçkitje e korrupsion të Tetovës, që t’i luftojmë bashkë këto dukuri, të cilave së shpejti, në tetor të këtij viti edhe zyrtarisht do t’ju vijë fundi! Në këtë betejë Aleancën do ta keni përgjithmonë në anën tuaj, kundër krimit, korrupsionit, vjedhjes dhe plaçkitjes në të gjitha format”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia
“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime