Prej disa ditësh në qytetin e serenatave kanë filluar përgatitjet për festën e Karnavaleve. Në shumë ambiente apo sheshe të qytetit ka ditë që ndjehet atmosfera e kësaj feste që kulmin e saj do ta ketë sot në mbrëmje.
Festa e Karnavaleve të Korçës do të çelë zyrtarisht edhe sezonin turistik për këtë vit, ku ky qytet tashmë është shndërruar në destinacionin e preferuar të vizitorëve vendas dhe të huaj, kjo për shkak dhe të investimeve të kryera gjatë viteve të fundit.
Të gjitha grupet të veshura me kostume të ndryshme do të parakalojnë në një paradë të përbashkët në bulevardin “Republika”, e cila do të vijojë më pas në zonën e “Pazarit të vjetër” ku do të organizohet edhe një festë e madhe.
Drejtoresha e Qendrës Kulturore, Blerta Belliu shprehet se “vitin që shkoi për shkak të pandemisë organizuam një festë minimaliste, kurse këtë vit do t’i rikthehemi sërish traditës së kësaj feste simbol të qytetit të Korçës. Këtë vit gjithashtu do të kemi 26 grupe përbërës të kësaj feste. Do të kemi edhe grupe të ftuar nga jashtë qyteti si p.sh., dy grupe nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, grupi nga qyteti i Durrësit. Por ka edhe qytetarë të thjeshtë që kanë vite që i bashkohen festës tonë me maskat e tyre personale që i ruajnë prej vitesh”.
Kostumet e përcaktuara për këtë festë janë të larmishme dhe këtë vit do të ketë maska dhe kostume të reja që bëhen pjesë e festës për herë të parë.
Interesi i kësaj feste traditë të qytetit është shumë i madh, pasi çdo vit është vizituar nga shumë vizitorë vendas dhe turistë të huaj.
Parada e fillimit të Karnavaleve ka filluar që në orën 10:30 të paradites së sotme, për të kulmuar me festën e pasdites.
Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para vitit 1940, periudhë në të cilën jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme. Karnavalet e Korçës morën një hov të madh pas krijimit të shoqërive kulturore si “Rinia Korçare” etj. Në këtë periudhë karnavalet shoqëroheshin me mandolina, kitara dhe këngë humoristike. Kjo festë u ndërpre rreth viteve ’60 të shekullit të kaluar, për të rinisur pas viteve 90. /ATSH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A