LAJMI I FUNDIT:

Rreth 33 mijë fëmijë në Tigray rrezikojnë të vdesin nga uria

Rreth 33 mijë fëmijë në Tigray rrezikojnë të vdesin nga uria

Rreth 33 mijë fëmijë të keq-ushqyer në rajonin Tigray të Etiopisë janë në rrezik të lartë për vdekje, ka paralajmëruar agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët, Unicef.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Tigray është ‘shkatërruar’ nga luftimet midis forcave qeveritare dhe rebelëve, derisa 1.7 milionë njerëz janë zhvendosur që nga fillimi i konfliktit në nëntor të vitit 2020.


Një studim i mbështetur nga Kombet e Bashkuara i lëshuar të enjten zbuloi se 353 mijë njerëz në rajon po jetonin në “krizë të rëndë”.

Sidoqoftë ky studim po kundërshtohet nga qeveria etiopiane.

Sipas vlerësimit të së enjtes, situata e ushqimit në rajon ka arritur nivelin e një “katastrofe”, të cilën e përcakton si uri dhe vdekje që prek grupe të vogla njerëzisht të shpërndara në zona të mëdha. /Telegrafi/