Katër persona nga grupi i cili ka lëshuar leje të falsifikuara për vozitje e kanë pranuar fajin për veprën e kryer- njoftojnë nga Gjykata Penale. Gjykimi është në fazën e debatit kryesore kurse gjatë debatit, që zgjat tashmë disa muaj, një person ka ndërruar jetë. Për momentin gjykohen gjithsej 31 persona. Më 3 shkurt të këtij viti, policia informoi se ka ngritur kallëzime penale ndaj 36 personave për falsifikim të lejeve të vozitjes, prej të cilëve pesë për keqpërdorim të pozitës kurse të tjerët për nxitje në kryerjen e veprës. Sipas MPB-së, shërbimet e Ministrisë kanë lëshuar leje vozitjeje, edhe pse personat nuk e kanë kaluar provimin e vozitjes. Gjithsej janë lëshuar 28 leje të këtilla. Prokuroria ka sqaruar skemën me të cilën kanë funksionuar të akuzuarit.
“Në periudhën prej 26 nëntorit 2019 deri më 19 maj 2020, të nxitur nga të pandehurit e tjerë, kanë plotësuar kërkesa për dhënien e patentë shoferëve në të cilat kanë shkruar të dhëna të pavërteta, i kanë lëshuar në procedurë, kanë kryer miratim dhe kanë lëshuar patentë shoferë. Në këtë mënyrë, ata u kanë mundësuar aplikantëve të marrin patentë shoferi të kategorisë B, edhe pse nuk i kanë plotësuar kushtet për atë, respektivisht nuk e kanë kaluar provimin”, thonë nga Prokuroria.
Ndërsa sot, fjalët përfundimtare i thanë edhe tre të pandehur në rastin “Sozia”, i cili i referohet lëshimit të pasaportave të rreme, 214 në numër, kryesisht për kriminelët nga rajoni. Prokuroria kërkoi dënime, ndërsa mbrojtja e të pandehurve kërkoi që ata të lirohen. Në këtë rast akuzohen 11 persona. Shtatë e pranuar fajin, një e pandehur për arsye shëndetësore nuk erdhi në gjykatë, por edhe ajo njoftoi se do e pranonte fajësinë. Aktvendimin për tre të tjerët Penalja do të publikojë më 11 qershor./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tripunovski: Ministria e Bujqësisë së bashku me shoqatat bujqësore po krijojnë Programet për vitin 2025
PDK hapë fushatën, Memli Krasniqi: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë me Bedri Hamzën kryeministër
Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit
Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc
E ashpër dhe polarizim i madh politik - çfarë fushate zgjedhore presin analistët?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Hoxhaj viziton një kompani prodhuese në Vushtrri: Ju e dizajnoni imazhin e Kosovës jashtë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles