LAJMI I FUNDIT:

Nuk e priti vendimin përfundimtar për “Kasapin e Bosnjës”: Ndërron jetë gruaja që humbi burrin dhe djalin në Masakrën e Srebrenicës

Nuk e priti vendimin përfundimtar për “Kasapin e Bosnjës”: Ndërron jetë gruaja që humbi burrin dhe djalin në Masakrën e Srebrenicës

Në Srebrenicë të Bosnjës dhe Hercegovinës, një nënë tjetër, Emina Merxhiq vdiq në moshën 79-vjeçare.

Dhe vdekja e saj vjen derisa pritet që Ratko Mladiq, me nofkën “Kasapi i Bosnjës”, të përballet me ditën e fundit në gjykatë, ku do të dëgjojë gjykimin mbi apelin e tij kundër dënimit të tij për gjenocid, krime lufte, dhe krime kundër njerëzimit.


Sipas medieve të huaja, 26 vjet pas masakrës, Mladiq, 78-vjeçar, do të paraqitet të martën në gjykatën penale ndërkombëtare të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për ish-Jugosllavinë në Hagë, për ato që pritet të bëhet më shumë se një orë aktvendimesh.

Pesë gjykatës do të paraqesin përfundimet e tyre mbi 10 vepra penale – që përfshijnë shfarosjen, transferimet me forcë, marrjen e pengjeve dhe sulmet e paligjshme ndaj civilëve – për të cilat atij iu caktua një dënim i përjetshëm në vitin 2017.

Por kush ishte ajo?

Emina lindi në fshatin Tokoljaci në familjen e famshme Smajloviq, nga ku u martua në Glogova afër Bratunac, ku lindi katër fëmijë dhe kaloi vitet e fundit të jetës së saj jo shumë larg Srebrenicës në vendbanimin Gostilj.

Burri dhe djali i Emines, Azmiri, i cili ishte 31 vjeç kur u vra, u vranë në gjenocidin e Srebrenicës.

Megjithëse kanë kaluar gati 26 vjet nga gjenocidi, Azmiri nuk është gjetur kurrë.

“…Burri im u gjet në fillim në Glogova në varr, ishin dyqind prej tyre. Dhe askush nuk e pa kurrë djalin tim, madje as nëpër pyll kur shkuan”, ka thënë Emina, e cila nuk priti të gjente eshtrat e djalit të saj.

Dhe sipas mediave boshnjake, përcjell Telegrafi, me rastin e muajit të Ramazanit, ekipi i Anadolu Agency vitin e kaluar vizitoi Eminen, e cila ka agjëruar më shumë se 70 Ramazane gjatë jetës së saj.

Pastaj Emina tha se kishte agjëruar që kur ishte shtatë vjeç. Ajo pëlqente të lexonte libra dhe i kaloi ditët e saj duke studiuar Kur’an.

Ndryshe, siç vënë në pah mediet boshnjake, Emina Merxhiq është motra e gazetarëve Kjashif dhe Sakib Smajlovi.

Kjashif Smajloviq u vra në vitin 1992 në Zvornik. Ai është viktima e parë gazetar i luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Informacioni për vdekjen e Emina Merxhiq u konfirmua nga nipi i saj Adnan Merd Merizh ndërsa shërbesat mortore për Nënë Eminen do të mbahen të mërkurën (9 qershor 2021) në varrezat lokale në Gostilj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori