LAJMI I FUNDIT:

Policia Kufitare arreston dy persona të dyshuar për vepra penale ‘kontrabandim me migrantë’ dhe ‘falsifikim i dokumenteve’

Policia Kufitare arreston dy persona të dyshuar për vepra penale ‘kontrabandim me migrantë’ dhe ‘falsifikim i dokumenteve’

Policia Kufitare e Kosovës rajoni Perëndimi pas zhvillimit të hetimeve dhe duke u bazuar në urdhëresën e autoriteteve të drejtësisë për kontroll të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse ka bastisur dy lokacione të ndryshme në Gjakovë dhe ne Suharekë, tek personat e dyshuar të përfshirë në veprimtari penale.

Siç njoftohet, gjatë bastisjes së lokacioneve të ndryshme te të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale për procedura të mëtejme si në vijim:

një (1) pistoletë me gas, e tipit Ekol kalibri 9 mm dhe një karikator,


dymbëdhjetë (12) copë fishek me gaz të kalibrit 9 mm,

një (1) thikë ushtarake,

dy kapela me emblemë të PK-së si dhe

një (1) telefon Smasung S10

një (1) automjet (BMW X5) e cila dyshohet se është marr nga një person tjetër për shkak të një borxhi dhe tjetër

një (1) kompjuter në të cilin kishte dokumente të skanuara.

Me vendim të prokurorit kompetent njëri nga personat e dyshuar ndalohet për 48 orë, përderisa i dyshuari tjetër lirohet pas intervistimit në prezencë të avokatit të tij mbrojtës

Hetimet lidhur me rastin ende janë në proces nga  njësia e hetimeve pranë Drejtorisë së Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori