LAJMI I FUNDIT:

Vetaksident në magjistralen Prishtinë-Pejë: Vdes një person

Vetaksident në magjistralen Prishtinë-Pejë: Vdes një person

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur këtë të diel në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht tek Parku i Biznesit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 19:00, në magjistralen Pejë -Prishtinë është raportuar për një aksident të rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar për vdekje”, tha ai.


Njësitet relevante policore dhe ato të emergjencës kanë dalë në vendin e aksidentit dhe po merren me rastin.

Katër të vdekur në një aksident në magjistralen Ferizaj-Shtime, një grua në gjendje të rëndë shëndetësore
Lexo po ashtu Katër të vdekur në një aksident në magjistralen Ferizaj-Shtime, një grua në gjendje të rëndë shëndetësore

Tutje ka apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave në rrugë – në veçanti respektimin e kufizimeve të shpejtësisë.

“Humbja e jetëve njerëzore nëpër rrugët tona si pasojë e shpejtësisë referuar edhe raportimeve sot, është tepër shqetësues për të gjithë”, u shpreh Hoxha.

Ndërkaq më herët një tjetër aksident ndodhi në Koshare. Katër persona mbetën të vdekur ndërkaq një grua e lënduar, e cila është duke u trajtuar në QKUK./Telegrafi.