Nga 15 qershori në Kosovë pritet të lejohen ahengjet e ndryshme përfshirë edhe dasmat. E grupet punuese të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit janë pajtuar për manualin i cili do të zbatohet për sallat e dasmave, klubet e natës, si dhe pishinat.
Të gjithë këta sektorë do t’i përshtaten manualit ekzistues ku në 30 për qind të hapësirave të mbyllura do të lejohet puna, e që i bie në 100 metër katrorë do të lejohen 40 persona.
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva konfirmon se janë pajtuar që në 30 për qind të sipërfaqes së hapësirave të mbyllura të zhvillohen ahengjet.
“Në takimin e fundit ne jemi pajtuar që e para diku 30 për qind deri 35 për qind të sipërfaqes së sallave të lëshohen, duke ju përshtat manualit ekzistues. Manuali ekzistues tregon që në çdo 10 metër katrorë janë 4 veta, kështu që nëse e marrim ne na del që në çdo 100 metër katror 40 persona. Kështu me 30 për qind e kësaj ne jemi pajtuar që mund të zhvillohen ahengjet edhe në hapësira të mbyllura”, thotë Sogojeva për KosovaPress.
Ai shton se nga mosmbajtja e dasmave nuk u ndikuan vetëm bizneset ku janë zhvilluar dasmat dhe ahengjet. Sipas tij ndërmarrjet tjera që ndërlidhen me dasmat kanë pasur humbje diku rreth 1 miliard euro.
Gjithashtu ai thotë se mjetet e parapara nga Ligji i Rimëkëmbjes ende nuk janë ndarë për këtë sektor, ani pse se bizneset e kësaj fushe tash e 550 ditë janë të mbyllura.
“Jemi si veprimtari më e atakuar, ka raste në disa veprimtari, disa biznese ka edhe 550 ditshin e kanë kaluar edhe asnjë ditë nuk kanë punuar dhe shteti ende nuk e gjet atë formën se si t’iu ndihmojë. Prej 220 milionëshit prej Ligjit të Rimëkëmbjes ende nuk ka filluar as me u nda. Nëse i shikojmë humbjet unë e kam dhënë një shifër afër 1 miliard vetëm me këto të dasmave lidhen, se nuk është çështja vetëm se nuk po mbahen një dasmë, por në dasmë lidhën shumë faktorë të tjerë, qumështi, djathi, muzika, pastaj shërbimet, pijet do të thotë fshati krejt ajo periferia lidhet me këtë”, shton ai.
Qeveria ditë më parë lehtësoi masat kundër COVID-19, duke hequr orën policore dhe duke i lejuar sektorit të gastronomisë të punojë deri në ora 23:00. Ndërsa nga 15 qershori, nëse nuk ka rritje të rasteve me COVID-19 do të lejohen edhe ahengjet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova