Grupi i shtatë vendeve me të industralizuara të botës (G-7) ra dakord të shtunën të mbështesë një normë minimale takse në rang botëror prej të paktën 15% ndaj korporatave shumëkombëshe. Vendimi synon t’i parandalojë këto kompani që të shmangin taksat dhe sigurojnë fitime të mëdha në vendet me taksa të ulëta.
Takimi i ministrave të Financave të vendeve të G-7-s, që po zhvillohet në Londër, miratoi gjithashtu propozimin që kompanitë më të mëdha në botë, përfshirë gjigandët e teknologjisë me bazë në SHBA, të paguajnë taksa në vendet ku ata kanë shumë shitje, por pa patur fizikisht një zyrë aty.
Ministri britanik i Financave Rishi Sunak tha se marrëveshja do të “reformojë sistemin global të taksave për ta bërë atë të përshtatshëm për epokën dixhitale globale dhe është thelbësore për të siguruar drejtësi, në mënyrë që kompanitë e duhura, të paguajnë taksat e duhura, në vendet e duhura”.
Sekretarja amerikane Thesarit Janet Yellen tha se marrëveshja “siguron një moment të rëndësishëm dhe drejtësi për klasën e mesme dhe punonjësit amerikanë në të gjithë botën”.
Miratimi i marrëveshjes nga G-7 hedh bazat për një marrëveshje më të gjerë në bisedimet që mbahen në Paris mes më shumë se 140 vendeve, si dhe Ministrave të Financave të Grupit të 20-s që takohet në Venecia në muajin korrik.
Diskutimet ndërkombëtare mbi çështjen e taksave morën një hov të ri pasi Presidenti amerikan Joe Biden mbështeti idenë e vendosje së një takse globale minimale prej të paktën 15% mbi fitimet e korporatave. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025