Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka akuzuar ministrat e Lëvizjes Vetëvendosjes për punësime familjare.
Mustafa tha se kjo qeveri ka harruar se i kanë votuar qytetarët, e jo nipat e tyre.
“Nipi, daja, nipi, daja. Harruat që ju kanë votuar qytetarët dhe jo nipat. Ata ju votuan, dasmat po i mbani me nipat, vendet e punës po ua ndani nipave, e qytetarëve po ua ndani… s’po e përfundoj këtë fjali”, ka thënë ai.
Mustafa po ashtu iu drejtuar ministrit Murati se nëse nuk ka hapësirë buxhetore le ta sjellë në Kuvend Ligjin e Buxhetit, që t’i ndihmohet qytetarëve që të lirohen nga gjobat.
“Nëse s’ke hapësirë buxhetore, sille në Kuvend Ligjin për Rishikim e Buxhetit dhe të ndihmojmë që t’i lirosh qytetarët nga këto gjoba”.
Ai po ashtu tha se si është e mundur që kjo qeveri paguan 11 milionë euro për rrymën e papaguar në katër komunat në veri të vendit, dhe heziton siç tha ai të falë gjobat e pandemisë.
“Si është e mundur që kjo qeveri pa menduar dy herë paguan 11 milionë euro për rrymën e papaguar në katër komunat në veri kurse pa menduar dy herë heziton të falë gjobat e pandemisë për 34 komunat e tjera të Kosovës. Ministri sigurisht deklaron që faturat në veri janë falur nga Kuvendi dhe jo nga qeveria, shpresoj që në këtë seancë Ministri të mos bëjë këso shaka të lezetshme”, tha ndër të tjera, Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës