Lojërat Olimpike të Tokios pritet të nisin muajin e ardhshëm, pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Japoni.
Presidentja e këtyre Lojërave në Tokio Seiko Hashimoto është “100 për qind” e sigurt se ky organizim do të zhvillohet, pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme në këtë qytet.
Ku dhe kur zhvillohen Lojërat Olimpike?
Lojërat Olimpike Verore pritet të zhvillohen në Tokio nga 23 korriku deri më 8 gusht. Lojërat Paralimpike do të mbahen në periudhën 24 gusht – 5 shtator.
Ato janë shtyrë vitin e kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Këtë vit do të organizohen 33 gara dhe 339 ngjarje në 42 hapësira të ndryshme. Lojërat Paralimpike përfshijnë 539 ngjarje në 22 sporte, në 21 hapësira të ndryshme.
Shumica prej tyre mbahen në Tokio. Disa lojëra të futbollit dhe maratona do të organizohen në Sapporo të Hokkaidos, që po ashtu ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Çfarë po ndodh me koronavirus në Japoni?
Japonia ka numër relativisht të vogël të rasteve me koronavirus. Deri më tani janë regjistruar rreth 750,000 raste dhe 13,200 të vdekur.
Mirëpo vala e re e infektimeve ka nisur në prill dhe disa zona përballen me kufizime deri më 20 qershor.
Japonia ka nisur të vaksinojë popullsinë e vet në muajin shkurt, më vonë se shumica e vendeve të zhvilluara.
Deri më tani, vetëm 3.6 për qind, apo 3 për qind e popullsisë është vaksinuar plotësisht.
Në Tokio dhe Osaka, dy qytetet e goditura më së keqi nga kriza shëndetësore, autoritetet shpresojnë se personat mbi moshën 65-vjeçare do të vaksinohen deri në fund të korrikut.
Çfarë masa për koronavirus po zbatohen para Lojërave?
Kufijtë e Japonisë janë mbyllur për të huajt, andaj asnjë tifoz ndërkombëtar nuk mund të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.
Organizatorët do të presin derisa të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme më 19 qershor, për të vendosur nëse tifozët lokalë mund të marrin pjesë.
Atletët ndërkombëtarë dhe stafi mbështetës do të testohen para nisjes dhe pas të arrijnë në Japoni.
Ata nuk do të duhet t’i nënshtrohen karantinës, mirëpo duhet të shmangin kontaktin me banorët lokalë.
Atletët nuk duhet të jenë domosdo të vaksinuar, ndonëse Komiteti Olimpik pret që rreth 80 për qind e tyre të jenë të imunizuar.
Pjesëmarrësit do të testohen për koronavirus në baza ditore.
A duan njerëzit në Japoni që të mbahen Lojërat Olimpike?
Një anketë e realizuar së fundmi nga e përditshmja Asahi Shimbun ka sugjeruar që më shumë se 80 për qind e popullsisë dëshiron që këto Lojëra të anulohen apo të shtyhen.
Shumë qyteza që fillimisht janë caktuar për mirëpritje të atletëve është raportuar të kenë hequr dorë nga frika e shpërndarjes së virusit dhe rritjes së presionit nëpër spitale.
Në muajin maj, sindikata e mjekëve i ka thënë Qeverisë japoneze se është e “pamundshme” që të mbahen Lojërat, duke marrë parasysh situatën me pandeminë.
Çfarë kanë thënë përfaqësuesit e atletëve?
Një numër i trupave dhe ekspertëve kanë shprehur shqetësim.
Asociacioni Botëror i Lojtarëve – që përfaqëson më shumë se 85,000 atletë në më shumë se 60 shtete – ka thënë se Komiteti Olimpik duhet të bëjë më shumë për të garantuar sigurinë e atletëve me masa më të ashpra për distancë fizike dhe testime më të shpeshta.
Atletët japonezë nuk janë prononcuar shumë para mediave, mirëpo ylli më i madh i tenisit në këtë shtet, japonezja Naomi Osaka, ka thënë se duhet zhvilluar debat për këtë çështje.
Çfarë thonë shtetet tjera për këtë organizim?
Asnjë shtet i madh nuk ka folur kundër mbajtjes së Lojërave Olimpike.
Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar paralajmërim për udhëtimet drejt Japonisë, mirëpo zyrtarët kanë thënë se besojnë që atletët e tyre do të marrin pjesë.
Edhe ekipi i Britanisë së Madhe “mbetet plotësisht i përkushtuar që të dërgojë ekipin e plotë në Lojërat Olimpike të Tokios”.
Presidenti kinez Xi Jinping po ashtu ka shprehur mbështetje. Kina pritet të organizojë Lojërat Olimpike Dimërore në shkurt të vitit 2022.
A mund të anulohen Lojërat Olimpike?
Po, mirëpo për të ndodhur një gjë e tillë duhet të ndodhë diçka e jashtëzakonshme sikurse luftërat apo rebelim shoqëror.
Kontrata në mes të Komitetit Olimpik dhe qytetit të Tokios e bën të qartë se vetëm Komiteti mund të anulojë organizimin.
Ky Komitet besohet se siguron 70 për qind të mjeteve financiare nga të drejtat për transmetim dhe 18 për qind nga sponsorët.
Nëse Lojërat nuk do të organizohen, gjendja financiare do të dëmtohej shumë, ashtu sikurse e ardhmja e Lojërave Olimpike.
Marrë parasysh se Komiteti Olimpik ka thënë vazhdimisht se Lojërat Olimpike do të zhvillohen sigurt, edhe në gjendje të jashtëzakonshme, duket se ka pak mundësi që ato të anulohen.
Nëse Tokio do të thyente kontratën dhe do t’i anulonte Lojërat, atëherë rreziqet dhe humbjet do të binin mbi palën japoneze.
Buxheti për Lojërat Tokio 2020 kishte shkuar në 12.6 miliardë dollarë, ndonëse është raportuar se shpenzimet aktuale mund të jenë dyfish më të mëdha.
Pavarësisht pse Lojërat Olimpike mund të jenë tejet të siguruara, humbjet mund të jenë të mëdha.
Organizatorët janë duke qëndruar të fortë.
Hashimoto i ka thënë BBC-së se është e bindur se Lojërat do të zhvillohen.
“Ne jemi duke bërë gjithçka që mundemi”, ka deklaruar mes tjerash ajo. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKhabibin e largojnë nga aeroplani pak para fluturimit, legjenda e UFC-së reagon në rrjetet sociale
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Trofe, më shumë para dhe klauzolë të ulët largimi, zbulohen premtimet e Decos për Araujon
Njeriu i parë i sportit në Arabinë Saudite trazoi publikun me një foto të Salah në "klubin e ri"
Real Madridi futet befasisht në garë për Gyokeres
Real Madridi i informon tre gjigantët evropianë për çmimin e Tchouamenit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri