LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati Shtetëror i Tregut-Maqedoni: Nuk jemi kompetentë për uzurpimet e plazheve

Inspektorati Shtetëror i Tregut-Maqedoni: Nuk jemi kompetentë për uzurpimet e plazheve

daInstitucionet shtetërore shfajësohen nga përgjegjësia për atë se kush ka lejuar që disa nga ish koncesionarët e plazhit në Ohër të fitojnë shuma të majme të parave me kontrata të skaduara. Drejtoria e të Ardhurave Publike, pa dhënë përgjigje konkrete pse puna e këtillë nuk është sanksionuar deri më tani dhe çfarë kanë treguar kontrollet e tyre, thotë se ata kanë kryer kontrolle në drejtim të përmbushjes së obligimeve tatimore.

“DAP në vazhdimësi kryen kontrolle te këto persona juridik, nga aspekti i plotësimit të obligimeve tatimore dhe aty ku është vërtetuar parregullsi, të njëjtat janë sanksionuar”, thonë nga DAP.

Edhe Inspektorati shtetëror i tregut shpallet si jo- kompetent.


“Marrja e koncesioneve apo ekzistimi i ndërtimeve ilegale, është në perimetrin e punës së komunës. Të ardhurat që realizohen, kontrollohen nga shërbimet e DAP-it ndërsa punë e ISHT-së është që t’i kontrollojë subjektet juridike sipas Ligjit për kryerjen e veprimtarisë gastronomike dhe të veprohet sipas të njëjtit”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Kryetari i Ohrit, Georgievski dje i përmendi pikërisht këto dy institucione së bashku me Inspektoratin e tregut lidhur me pyetjen përse nuk është sanksionuar kjo mënyrë e punës ilegale.

“Ne si komunë s’mund ta ndalojmë kryerjen e ndonjë veprimtarie. Mund të veprojmë vetëm në bazë të vendimet për largim, gjë që e bëjmë. Shërbimet e tjera të inspektimit punojnë në bazë të rregulloreve, procedurave dhe ligjeve përkatëse. Duhet të drejtoheni atje, t’ju tregojnë përse nuk e kanë sanksionuar këtë abuzim të plazheve të ashtuquajtura”- deklaroi Konstantin Gjeorgjievski- kryetar i Ohrit.

Sipas kryetarit të komunës, një pjesë e ish koncesionerëve të bregut edhe pse kanë pasur kontrata për plazhe, kanë punuar si restorante dhe klube nate dhe ilegalisht i kanë dhënë me qira. Të njëjtën e kanë bërë edhe kur marrëveshjet e koncesionit kanë qenë pa afat dhe nuk kanë paguar kurrfarë kompensimi për qira apo përdorim të tokës. Dje tha se me uzurpimin e plazheve, vetëm një kompani ka realizuar të ardhura ilegale prej 3 milionë euro./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori