Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Ditën ndërkombëtare të fëmijëve mirëpriti në takim një delegacion nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), të udhëhequr nga drejtorja ekzekutive e KOMF, Donjetë Kelmendi.
“Garantimi dhe avancimi i të drejtave të fëmijëve është sa detyrim e përgjegjësi shtetërore, edhe përkushtim gjithëshoqëror. Respektimi i tyre dhe i të drejtave të njeriut në përgjithësi, është treguesi më i mirë i demokratizimit të një vendi dhe kjo është një rrugë që e synojmë dhe që do ta ndjekim gjithsesi”, u shpreh kryeministri Kurti.
Ai më tej tha se Qeveria ka prioritet edukimin e hershëm dhe qasjen e integruar të shërbimeve për këto grup-mosha dhe fuqizimin e mekanizmave gjyqësor dhe procedurave që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Përfaqësuesit e KOMF falënderuan kryeministrin Kurti për dedikimin e tij dhe të kabinetit në trajtimin dhe adresimin e sfidave të fëmijëve të Kosovës, sidomos atyre të cilat janë shkaktuar nga pandemia COVID-19. Sipas tyre, për shkak të periudhave të zgjatura të izolimit, pandemia ka rënduar gjendjen e fëmijëve, në veçanti atyre të cenueshëm dhe me aftësi të veçanta. Kjo ka ndikuar edhe në përkeqësimin e shëndetit mendor të fëmijëve.
Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunim të hapur e të vazhdueshëm me KOMF në adresimin e nevojave të fëmijëve dhe përmirësimin e përparimin e kushteve për zhvillimin e potencialit të tyre të plotë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova