LAJMI I FUNDIT:

Kurti dhe Palmer ishin takuar edhe 24 vite më parë, Dugolli jep detaje të vizitës së tyre në ShBA

Kurti dhe Palmer ishin takuar edhe 24 vite më parë, Dugolli jep detaje të vizitës së tyre në ShBA

Një fotografi e publikuar nga profesori universitar Bujar Dugolli, ku shihet ai së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, në një takim të realizuar në vitin 1997, u shpërnda shumë në rrjete sociale e media të ndryshme.

Fotografia është rikthyer në qendër të vëmendjes, tash pasi që Kurti ka takuar sërish Palmerin 24 vite pas, por në cilësinë e kryeministrit të Kosovës. Dugolli thotë se ky takim ishte realizuar më 1 dhjetor 1997, në Departamentin e Shtetit Amerikan,  ku ai dhe Kurti kishin marrë pjesë në cilësinë e udhëheqësve të Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Profesori universitar, Bujar Dugolli në një prononcim për Telegrafin ka sqaruar se si kishte ardhur deri te takimi me Matthew Palmer, i cili në atë kohë ishte asistent i Robert Gelbard i cili ishte i dërguari i presidentit Bill Clinton për Ballkanin.


“Në vitin 1997 pas protestave studentore të 1 tetorit, ku kryetar i organizatës së Unionit të Pavarur rtë Studentëve të Universitetit të Prishtinës kam qenë unë, Albin Kurti ka qenë anëtar i kryesisë, kemi qenë të ftuar në Departamentin e Shtetit nga i dërguari i presidentit Clinton, për Ballkanin, Robert Gelbard. Z. Palmer në atë kohë ka qenë si asistent i z.Gelbard, dhe takimi ka ndodhur më 1 dhjetor 1997”, tha Dugolli.

Dugolli ka shtuar se kontaktet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë që nga vitit 1997.

“Kontaktet me SHBA-në kanë qenë prej vitit 1997, para çdo lideri tjetër politik në Kosovën e sotit, përveç Ibrahim Rugovës që i ka pasur kontaktet, ndërsa të tjerët jemi ne ata që kemi pasur kontaktet më të vjetra me SHBA-të dhe administratën e DASH-it nga skena politike aktuale”, u shpreh Dugolli.

Ndryshe në postimin që Dugolli e kishte bërë më 22 mars të këtij viti, kishte shkruar se “Ashtu siç e kam thënë në vazhdimësi, se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, janë liderët politikë më të pëlqyer nga perëndimi, u dëshmua edhe para disa ditësh, ku diplomati amerikan, Matthew Palmer, e rinkonfirmoi mbështetjen e tij dhe shtetit amerikan për vendin tonë dhe liderët e saj të ri.

Ky diplomat amerikan, mbështetjen për Kosovën dhe për ne e kishte bërë edhe para 24 vitesh, ku bashkë me Albin Kurtin u takuam me të dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të SHBA-së”.

Kujtojmë se Palmer është duke qëndruar për vizitë në Kosovë, ku së bashku me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku gjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar takime me krerët e institucioneve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori