Zëvendësguvernatorja e Vermontit, Molli Grej dhe sekretarja për Tregti dhe Zhvillim të Komunitetit, Lidzi Kërll, së bashku me gjeneral majorin Greg Najt të Gardës Kombëtare të Vermontit janë për vizitë në Maqedoninë e Veriut nga 30 maji deri më 3 qershor të vitit 2021, si pjesë e Programit për Partneritet Shtetëror, njofton Ambasada e SHBA-së.
Në drejtim të avancimit të partneritetit 28-vjeçar mes Maqedonisë së Veriut dhe Gardës Kombëtare të Vermontit, delegacioni do të takojë përfaqësues të qeverisë dhe të biznesit lokal për të diskutuar mundësitë për zgjerim të partneritetit ushtarak dhe perspektivave ekonomike mes Maqedonisë së Veriut dhe Vermontit.
Gjatë vizitës së tyre, zëvendës guvernatorja Grej, sekretarja për Tregti Kërll, dhe gjeneral majori Greg Najt do të marrin pjesë në Ditën për mysafirë të lartë në suaza të stërvitjes ushtarake “Goditje e vendosur 21” (Decisive Strike 21). Delegacioni nga Vermonti do të takojë edhe zëvendës kryeministrin për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipҫe dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arianit Hoxha.
Programi për Partneritet Shtetëror lidh shtetet në SHBA me vende të tjera për të siguruar siguri dhe për të nxitur marrëdhënie ekonomike. Programi i Vermontit për Partneritet Shtetëror me Maqedoninë e Veriut filloi në vitin 1993 dhe ka përfshirë angazhime vjetore afatshkurta ushtarake dhe angazhime të tjera me veprimtari të kufizuar, pjesëmarrje në stërvitje të përbashkëta, dhe vendosje të përbashkët në Afganistan në vitin 2010 ku njësitë e Maqedonisë së Veriut i raportonin drejtpërdrejtë selisë së Brigadës së 86-të.
Për më tepër, Programi për Partneritet Shtetëror ka evoluar për të përfshirë angazhime mjekësore dhe për mbrojtje dhe shpëtim. Eksplorimi aktual i partneriteteve ekonomike mes Vermontit dhe Maqedonisë së Veriut është një evolucion logjik i programit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare