LAJMI I FUNDIT:

Komuniteti shqiptar mbledh fonde për kongresistin Ritchie Torres

Komuniteti shqiptar mbledh fonde për kongresistin Ritchie Torres

Ish kongresisti Eliot Engel i bashkohet veprimtarit Harry Bajraktari dhe komunitetit në darkën përkrahur tashmë përfaqësuesin e çështjeve shqiptare në Kongresin Amerikan, Ritchie Torres.

Një grup rreth 50 veprimtarësh shqiptarë u mblodhën në ndërtesën komerciale “Landing Hudson River (HRL)”, unike në të gjithë Westchester dhe Rockland, për bukurinë e hapësirës, me pronar Harry Bajraktarin.


Mori pjesë edhe ish-kongresisti Eliot Engel me bashkëshorten, Pat Engel, të cilët u pritën me respekt dhe ngrohtësi nga të gjithë të pranishmit, përfshirë këshilltarin Mark Gjonaj, kryetar i Këshillit Koordinues i Diasporës, dhe aktivisti John Cavelli, e të tjerë.

Në cilësinë e mikpritësit Harry Bajraktari drejtoi darkën e fushatës duke uruar mirëseardhjen dhe falënderuar secilin prej kontribuuesve, shkruan Illyria.

“Sonte ne kemi një nder dhe privilegj, se në mesin tonë, kemi mikun e madh, të gjithë shqiptarëve, atë që avokatojë çështjen shqiptare, dhe u bë zë në Kongres, pa u ndalur dhe i pa kursyer për Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët kudo janë, ish kongresistin e Nju Jorkut, Eliot Engel”, tha Bajraktari, duke shtuar se  “Po sot, jemi bërë së bashku në këtë mbrëmje, me ju bashkë-veprimtar të çështjes kombëtare, që me dekada kontribuuat dhe sakrifikuat me gjithë qenien e juaj në SHBA, përsëri bashkë, që të kontribuojmë në këtë fushat për ngritjen e fondeve për bashkëkryetarin e Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit–Ritchie Torres”.

Ritchie Torres do të jetë përfaqësuesi i shqiptarëve në Kongresin e 117-të të SHBA-së, duke “zëvendësuar” ish kongresistin Eliot Engel, miku i madh i shqiptarëve, i cili për herë të parë pas 32 vjetësh, nuk është më pjesë e Kongresit.

Ritchie Torres: Krenar që do të përfaqësoj shqiptarët në Kongresin legjislaturën e 117

“Jam krenar që do të jem bashkëkryetari i ri për çështjet shqiptare në Kongresin e 117-të, duke vazhduar udhën e ish-kongresistit të nderuar Eliot Engel. Së bashku me anëtar të tjerë të Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit– do të çoj para interesat e shqiptarëve në Washington. Në New York ka shumë shqiptarë, ndaj jam krenar që përfaqësojë këtë komunitet në Kongres”, tha Torres.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori