Bota do të nxehet aq shumë në pesë vitet e ardhshme saqë ka 40 për qind gjasa që të kapërcejë përkohësisht kufirin e temperaturës që po përpiqet të parandalojë marrëveshja e klimës në Paris.
Një parashikim i ri i Organizatës Botërore Meteorologjike për vitet e ardhshme parashikon gjithashtu një shans prej 90% që bota të vendosë një tjetër rekord për vitin më të nxehtë deri në fund të vitit 2025 dhe që Atlantiku të vazhdojë të prodhojë uragane që pritet të jenë më të rrezikshëm se ato të kaluarat.
Për këtë vit, meteorologët thonë se sipërfaqe të mëdha toke në Hemisferën Veriore do të jenë 0.8 gradë Celsius më të ngrohta se sa dekadat e fundit dhe se thatësira e Jugperëndimit të Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë.
Marrëveshja e Parisit për klimën e vitit 2015 përcaktoi një objektiv për të mos ta kaluar ngrohjen më shumë se një gradë.
Raporti tha se ka një mundësi 40% që të paktën një nga pesë vitet e ardhshme të jetë 1.5 gradë Celsius më i lartë se kohët para-industriale – më ambiciozi i dy objektivave të Parisit. Bota tashmë është 1.2 gradë Celsius më e ngrohtë se kohët para-industriale.
Vitin e kaluar, i njëjti grup parashikoi një shans prej 20% që një gjë e tillë të ndodhte.
Dyfishimi i gjasave është llogaritur falë përmirësimeve në teknologji që tregojnë se toka “në fakt që tani është më e nxehtë nga sa kishim menduar”, veçanërisht në rajonet polare, tha Leon Hermanson, një shkencëtar i klimës në Qendrën Met Center të Mbretërisë së Bashkuar i cili ndihmoi për të bërë parashikimin.
“Është një sinjal që duhet të ndërmarrim veprime të forta”, ka thënë Hermanson.
Shkencëtari për klimën në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë, Michael Mann, i cili nuk ishte mes autorëve të raportit, tha se ai është “pothuajse i sigurt” që bota do të tejkalojë pragun e ngrohjes përcaktuar në Paris të paktën një herë në vitet e ardhshme.
Por ai tha se një ose dy vjet mbi 1.5 gradë Celsius nuk është aq shqetësuese krahasuar me mundësinë që prirja e përgjithshme e temperaturave të qëndrojë mbi atë nivel.
Prof. Mann tha se kjo ndoshta nuk do të ndodhë për dekada me radhë dhe se ende mund të parandalohet. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Trump thotë se nuk ka të mbijetuar pas përplasjes së aeroplanit dhe helikopterit
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Vazhdojnë protestat në Serbi, studentët nga Beogradi nisen në këmbë për Novi Sad
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale