LAJMI I FUNDIT:

Arben Zharku rizgjedhet anëtar i bordit të drejtorëve të European Film Promotion

Arben Zharku rizgjedhet anëtar i bordit të drejtorëve të European Film Promotion

Në mbledhjen e fundit të asamblesë gjenerale të European Film Promotion (EFP) të përbërë nga 37 shtete anëtare, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës Arben Zharku është ri-zgjedhur anëtar i bordit të drejtorëve të kësajë organizate.

Krahas drejtorit të QKK-së anëtarë tjerë janë emëruar Eda Koppel, Shefe e Institutit të Filmit të Estonisë, Daniela Elstner, Drejtoreshë Ekzekutive e UniFrance, Simone Baumann, Drejtoreshë e Përgjithshëm e German Films. Markéta Santrochova Drejtoreshë e Qendrës së Filmit të Çekisë, Stine Oppegaard Menaxhere e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Institutin Norvegjez të Filmit si dhe Briony Hanson, Drejtoreshë e Filmit në Këshilli Britanik.


“Është nderë që bashkë me kolegët tjerë Evropian të ndajmë përgjegjësi në promivimin sa më të mirë të kinematografisë Evropiane dhe njëkohësisht të përfaqësojë interest e shumë vendeve nga po ky kontinent.” U shpreh z. Zharku në rastin e bërjes publike të zgjedhjes së bordit të ri të EFP-së.

EFP (European Film Promotion) është një rrjet ndërkombëtar unik agjencive dhe institucioneve kombëtare të promovimit të filmave nga e gjithë Evropa që përfaqësojnë filmat dhe talentin e tyre kombëtar jashtë vendit. Me flamurin e EFP-së, këto organizata anëtare vijnë së bashku për të promovuar diversitetin dhe frymën e kinemasë, talentin evropian në festivalet dhe tregjet kryesore filmike ndërkombëtare, e veçanërisht jashtë Europës.

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori