LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu merr pjesë në takimin e parë të Grupit Punues për rishikimin e çështjeve të cilat ndërlidhen me Projekt Kodin Civil

Haxhiu merr pjesë në takimin e parë të Grupit Punues për rishikimin e çështjeve të cilat ndërlidhen me Projekt Kodin Civil

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka marrë pjesë në takimin e parë të Grupit Punues për rishikimin e çështjeve të cilat ndërlidhen me Projekt Kodin Civil të Republikës së Kosovës.

Siç njoftohet, në fjalën e saj para të pranishmeve përmendi çështjet e ngritura nga ana e shoqërisë civile dhe ekspertët e fushës, sa i përket ndarjes së pasurisë së përbashkët në rast të divorcit e cila konsiderohet si më problematike me mënyrën se si aktualisht është paraparë në draft Kodin Civil.

Tutje kërkoi nga ekspertët e Grupit Punues që kjo çështje të trajtohet dhe po ashtu të bëhen ndryshimet e nevojshme që veçanërisht grave tu krijohet siguri juridike në ndarjen e pasurisë së fituar gjatë jetës bashkëshortore dhe të njihet kontributi i grave në familje duke pasur parasysh që aktualisht vetëm 14 % e grave janë të punësuara.


Haxhiu ftoi të gjithë akterët relevantë që të vazhdojnë të japin kontributin e tyre duke qenë bashkëpunues dhe konstruktiv në këtë proces shumë të rëndësishëm të rishikimit të çështjeve që ndërlidhen me Kodin Civil.

Nga ana tjetër, kryesuesi i këtij grupi, Isuf Jahmurataj, kërkoi nga anëtarët e këtij grupi që përball këtyre çështjeve të cilat do të trajtohen dhe të kenë qasje profesionale, argumentuese, përball komenteve dhe sugjerimeve për ndryshimin dhe plotësimin e dispozitave të këtij Projekt Kodi.

Të pranishëm në këtë takim ishin anëtarët e Grupit Punues, Zyra e BE-së, projekti mbështetës, përfaqësues nga shoqëria civile dhe ekspertë të fushës, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”

“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”

Drejtësi
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri

Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri

Lajme
LDK-ja me tubim në Degën e Dytë në Prishtinë, Lumbardh Salihu: Nuk ka asnjë dyshim se ndryshimi po ndodh!

LDK-ja me tubim në Degën e Dytë në Prishtinë, Lumbardh Salihu: Nuk ka asnjë dyshim se ndryshimi po ndodh!

Politikë
Kalo në kategori