LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: Albin Kurti, as me armë e as me uniformë, s’ka qenë asnjëherë pjesë e UÇK-së në Zonën e Llapit

Kastrati: Albin Kurti, as me armë e as me uniformë, s’ka qenë asnjëherë pjesë e UÇK-së në Zonën e Llapit

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Kadri Kastrati ka mohuar që Albin Kurti të ketë qenë pjesë e UÇK-së në zonën ku ai ka qenë komandant.

Kastrati në një lidhje direkte në emisionin Frontal të T7, ka thënë se Albin Kurti as me armë e as me uniformë s’ka qenë pjesë e UÇK-së në zonën ku ai ka qenë komandant.


“Unë kam qenë pjesëtar i ZOLL(Zonës Operative të Llapit), dhe zotin Kurti as se kam parë dhe as s’kam dëgjuar që ka qenë pjesë e ndonjë njësie. Unë mundem me thanë që nuk ka qenë, ndoshta ai (Rrustem Mustafa) ka menduar se ai (Albin Kurti) ka qenë pjesëtar i UÇK-së, duke shërbyer në zyrën e Adem Demaçit por jo si luftëtar. As me armë as me uniformë ai (Albin Kurti)nuk ka qenë pjesë, dhe mund të  them me përgjegjësi që ai nuk ka qenë as për për vizitë në ZOLL”, ka thënë Kastrati në T7.

Tutje theksoi se si përgjegjës për operacione ushtarake në ZOLL do ta dinte nëse Kurti do të ishte pjesë e njësive ushtarake.

“Unë kam qenë komandant dhe përgjegjës për operacione luftarake dhe po të ishte unë do ta dija sigurisht. Me uniformë dhe i rradhitur në struktura ushtarake, Albin Kurti nuk ka qenë”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori