Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nëpërmjet një kumtese i bën thirrje ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski “që të mos nënçmojë inteligjencën e opinionit në përgjithësi dhe qytetarëve të Strugës në veçanti, por t’i jep fund krimit dhe kaosit urbanistik në Strugë”.
Sipas ASH-AAA, ministri Boçvarski, duke dashur të mjegullojë opinionin dhe t’i ikë përgjegjësisë lidhur me kërkesën e sektorit civil, vazhdoi me ping-pongun e kompetencave mes pushtetit qendror dhe atij lokal.
“Kujtojmë ministrin se ministria që ai drejton dhe Qeveria ku ai bën pjesë, në shumë raste madje edhe pa të drejtë, kur u është kujtuar ua kanë marrë kompetencat kryetarëve të komunave të drejtuar nga opozita shqiptare. Të njëjtën gjë, tani me shumë të drejtë mund ta bëjë edhe me Strugën për t’i dhënë fund kapadahillëkut të Ramiz Merkos dhe të shpëtojë qytetarët dhe statusin e Liqenit në UNESCO”.
“Ministri Boçvarski sot deklaroi se zgjedhjet lokale janë zgjidhje për diciplinimin e Merkos. Duam t’i kujtojmë atij se kur bëhet fjalë për interesa të LSDM-së dhe pazareve të tyre, ata që moti i kanë diciplinuar funksionarët e BDI-së. Kur jemi tek zgjedhjet, qytetarët e mbajnë mend mirë se si lideri i tij, Zoran Zaev shkoi deri në Strugë për ti dhënë mbështetje Merkos kundër opozitës shqiptare, ndërsa aktualisht LSDM është në koalicion me BDI-në në Këshillin komunal në Strugë ku mbështet dhe miraton çdo gjë që bën Merko dhe klani i tij”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime