Angela Merkel që për vite ishte një lloj engjëlli mbrojtës për kryetarin e qeverisë hungareze, Viktor Orban, do të largohet për pak kohë nga posti. E, në këtë fazë të ndërmjetme, CDU dhe CSU-ja u sollën si klientët e pagdhendur të një lokali periferik para mbylljes. Ato u përfshinë në sherr, me pasojë dëmtimin e imazhit të tyre dhe rënien në sondazhe. Tani, në Gjermani, partia më e preferuar janë të Të Gjelbrit, dhe nuk është se nuk ka gjasa që pas zgjedhjeve parlamentare në vjeshtë kancelarja të vijë prej tyre.
Annalena Baerbock, kandidatja e Të Gjelbërve për postin e kancelares është eksperte e mbikualifikuar për të drejtën ndërkombëtare dhe është 40 vjeçe. Si kërcimtare në trampolinë në kampionatet gjermane, ka fituar tre herë medaljen e bronzit dhe nuk trembet nga askush. Edhe futboll ka luajtur disa vite me radhë.
Angela Merkel e ka trajtuar gjithmonë me një mirësi nëne kryeministrin Orban, nëntë vjet më të ri, për sa kohë që partia e tij Fidesz ishte anëtare e Partive Popullore Evropiane. Me Barbockun kjo do të ndryshojë. Për bashkëmoshatarët e saj asgjë nuk është e pandryshueshme. Buzëqeshja dinake e diktatorëve barkmëdhenj në plakje nuk i bën zemrat e tyre të dridhen, dhe një tufë me lule nuk i bën përshtypje. Në një kohë që Viktor Orbani që ndodhet në një valë me kolegët e tij nga Kazakistani, Azerbajxhani, Uzbekistani apo Kina, nuk mund ta bëjë këtë me gjeneratën “Y” në Evropën perëndimore.
Problemi u bë i dukshëm në fund të prillit, kur 12 deputetë të Parlamentit Evropian, e informuan presidenten e Komisionit Evropian në një letër se 20 për qind e fondeve nga paketa e ndihmës së koronavirusit për Hungarinë janë hequr mënjanë nga ana e qeverisë së Orbanit. Për Ursula von der Leyenin, kjo shumë nuk është ndonjë gjë e madhe, megjithatë eurodeputetët vendosën të nxirrnin në pah metodat që përdor qeveria në Budapest.
Multimiliarderët e përzgjedhur nga qeveria për t’u majmur me fondet publike, me aftësi më së shumti sa për të menaxhuar një shërbim reparimi të pajisjeve shtëpiake, tanimë kanë detyrën të blejnë infrastrukturë bazike të vendit, natyrisht me para që qeveria ua ofron fshehurazi dhe pikërisht për këtë qëllim. Arsimi i lartë kalon në të ashtuquajturin “fondacione pasuriadministruese të interesit publik me detyra publike”, të drejtuar nga jeniçerët besnikë të partisë qeverisëse Fidesz. Edhe në kulturë po e njëjta gjë. Tani u themelua edhe “Autoriteti Mbikëqyrës për Aktivitete Rregulluese”, që vëzhgon tregun e kazinove dhe lojërave të fatit. Drejtuesin e tyre e emëron Viktor Orban për nëntë vjet, një kohë që tejkalon mandatin e tij.
Për të gjitha këto, deputetët evropianë informuan në një letër të cilën revista “Politico” e publikoi. Mes tyre tetë eurodeputetë janë anëtarë të grupit parlamentar të Të Gjelbërve/Aleancës Evropiane të Lirë në PE. Baerbock është kancelarja e tyre e shpresuar.
Duket se për Orbanin oksigjeni po rrallohet këto ditë. Nëse në mëngjes ai shkon në Bruksel të nxjerrë pjesën e fondeve që i takon e në drekë kërkon 16 miliardë euro nga fondi i koronavirusit, pak orë më vonë fjala është vetëm për një të tretën e kësaj shume. Çdo cent i shumës së kërkuar ishte planifikuar ndërkohë që në fund të fundit zgjedhjet nuk janë larg. E, Fidesz-it i duhet të derdhë para dhe të kujdeset që populli vetëm të shijojë shiun e ca bankënotave që bien nga lart, në një kohë që shumat e mëdha gjejnë një rrugë tjetër, atë që e parashikoi “ai lart”. Në darkë Orbani thotë pastaj, në shtëpinë e vet, se atij i mjaftojnë edhe ato pak para që në fund edhe i mori.
Arsyet për këtë heqje dorë kuptohen. KE i lidhi fondet me kushte “qesharake”, si për shembull kërkesa që qeveria hungareze mjetet duhet t’i përdorë në luftë kundër korrupsionit dhe forcimit të shtetit ligjor. Ka sens humori ai që ia vë këtë detyrë Orbanit. “Burokratët e Brukselit” kërkojnë madje më shumë, rregullimin e dhënies së tenderëve publikë dhe forcimin e pavarësisë së drejtësisë. Sipas gjasave, kjo nuk është pa perspektivë, sepse në Bruksel flitet që Orbani është lodhur nga debatet e mëdha me Komisionin Evropian, ashtu si dhe shtetet e tjera. Kështu ai mori atë që mundi dhe u kthye kokëvarur.
Baerbock është tani vetëm një copë reje e bardhë në horizontin perëndimor. Por, si ia bëhet nëse ajo zë dy të tretat e qiellit, mbulon diellin dhe kërcënon me përmbytje? Kjo është pyetja kryesore, në një kohë kur fuqia magjike e kreut të qeverisë sonë po lëkundet.
Kohët ndryshojnë. Dje ai i ishte vënë keq Evropës, duke trembur sidomos vendet jugore me veton e tij kundër paketës gjigande të shpëtimit të BE-së. Orban tre herë në ditë të paktën i shkelte me këmbë parimet bazë të BE-së. Megjithatë, poterja që bënte Orban duhej të merrej seriozisht, sepse ata që e njihnin karakterin e tij, ishin të sigurt që ai e bënte realitet edhe kërcënimin. Por, erdhi Merkel, i ftohu kokat e nxehta, megjithëse ne hungarezët do të bënim mirë të visheshim si vikingë, kozakë apo indianë, nëse do na çonte një ditë rruga në vendet jugore evropiane.
Por, më e rëndësishme është t‘ia lejosh komandantit tonë, t’i shkelë vlerat bazë të BE-së, por sigurisht, vetëm nëse nuk e prek direkt buxhetin e saj. Kështu e thotë edhe mekanizmi i shtetit ligjor të BE-së: Sanksione kundrejt shkeljeve të shtetit ligjor nëse janë të përfshira fonde nga BE-ja. Se çfarë do të thotë kjo konkretisht nuk e dimë. Ndoshta as Merkel nuk e di. Në dhjetorin e vitit të kaluar ajo vetëm e shuajti kurorën e adventit para krishtlindjeve që të mos digjej e gjithë shtëpia.
“Ekspertët paralajmërojnë nga blerja e shtëpive mediatike të fundit të pavarura në Hungari”, shkroi së fundmi portali “Euractiv”. Që në vendin e hunëve djalli i ka marrë mediat e pavarura, dihet prej kohësh. Por, më thelbësore se kjo është rreziku i infektimit me këtë model hungarez. Sëmundja përhapet në të gjitha drejtimet, nëse jo sot, atëherë nesër ose pasnesër.
Nëse Annalena Baerbock vërtet zgjidhet kancelare, kjo mund të shihet si një fitore për kontinentin tonë, por ne duhet ta kemi të qartë që Evropa nuk ka nevojë tani për një kancelare të aftë gjermane, por për një vaksinë politike me efekt. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj