LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen vullkani në Kongo – nis plani për evakuimin e banorëve të qytetit të prekur

Shpërthen vullkani në Kongo – nis plani për evakuimin e banorëve të qytetit të prekur

Qeveria në Republikën Demokratike të Kongos ka nisur një plan evakuimi për qytetin lindor të Goma-s pas shpërthimit të vullkanit në Malin Nyiragongo.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, mijëra banorë të prekur nga paniku po iknin, shumica e tyre në këmbë.


Vullkani me vendndodhje 10 kilometra nga qyteti Goma, shpërtheu për herë të fundit në vitin 2002 duke lënë të vdekur 250 persona dhe duke lënë të pastrehë 120 mijë njerëz.

Turmat u panë me dyshekë dhe me sende të tjera, duke ikur drejt kufirit me Ruandën në lindje, madje edhe para njoftimit të qeverisë, që erdhi disa orë pasi filloi shpërthimi.

Autoritetet e Ruandës thanë se rreth 3,000 njerëz tashmë kishin kaluar zyrtarisht nga Goma.

Medimi shtetëror i vendit raportoi se ata do të vendoseshin në shkolla si dhe në vendet e adhurimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Çfarë presin bizneset evropiane nga zgjedhjet e BE-së?

Çfarë presin bizneset evropiane nga zgjedhjet e BE-së?

Evropa
Kalo në kategori