Nëse papritmas po vini re (më shumë) thinja në flokë, nuk jeni vetëm
Lodhja, stresi dhe gjithë “rëndesa” që trupi ynë ka marrë gjatë pandemisë, mund të shfaqet aty ku nuk e mendonit, tek flokët.
Në Twitter, shumë njerëz kanë thënë se kanë parë një shtim të thinjave gjatë vitit të fundit. Dhe ndërsa nuk ka asgjë të gabuar ose natyrshëm “të keqe” tek thinjat (në fakt, është normale dhe e natyrshme), stresi në përgjithësi mund të çojë në humbjen e pigmentit të flokëve para kohës natyrale.
Pse flokët thinjen?
Ndërsa plakemi, shtimi i flokëve gri është i pashmangshëm për shumicën e njerëzve. Sidoqoftë, ekziston një numër faktorësh të tjerë që ndikojnë tek kjo, shkruan In Style.
“Ne kemi melanocite, ose qeliza që prodhojnë pigmente në gjëndrat tona të flokëve, që i japin ngjyrën flokëve”, thotë dr. Robert Finney, dermatolog kozmetik.
“Flokët kalojnë në një cikël. Ndërsa plakemi, zakonisht rreth moshës 35 vjeç, sa herë që hyjnë në një cikël në rritjeje, qelizat që prodhojnë pigment krijojnë më pak pigment dhe me kalimin e kohës mund të ndalen krejtësisht, duke rezultuar në qime gri. Në këtë, një rol të rëndësishëm ka edhe gjenetika.”
Megjithatë, përveç gjeneve, dr. Blair Murphy-Rose, një dermatologe, shton se stresi fizik dhe emocional së bashku me një sërë sëmundjesh, të tilla si çrregullime metabolike dhe kushte autoimune, mund të shkaktojnë thinjat para kohe.
A ka bërë pandemia që më shumë njerëz të thinjen?
Ndërsa nuk ka studime zyrtare që mund të na çojnë në një përgjigje përfundimtare, shanset janë që ka. Ose kjo, ose njerëzit thjesht kanë patur më shumë kohë për t’i parë flokët me vëmendje, citon Anabel.
Dr. Marisa Garshick tregon për një studim të vitit 2020 të botuar për Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë në SHBA, ku studiuesit zbuluan se një përgjigje ndaj stresit tek minjtë çoi në qime të thinjura.
Përveç kësaj, dermatologët shtojnë se një faktor kyç është dhe fakti që njerëzit “kanë patur më shumë kohë të gjejnë çdo detaj të mundshëm tek vetja duke u parë në pasqyrë e duke bërë “zoom” në kamera, gjatë pandemisë”.
Edhe parukieri Jeremy Tardo, thotë se ka vënë re një rritje në numër të klientëve në moshë relativisht të re, që vijnë për të mbuluar thinjat. Megjithatë, ai thotë se jo të gjithë duan t’i fshehin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze