Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi gjatë ditës së enjte ka mbajtur një konferencë për media me gazetarë, ku ka shpalosur raportin për muajin janar – prill 2021.
Azizi ka thënë se në bazë të dhënave statistikore, Gjykata Themelore e Gjilanit së bashku me Degët gjatë kësaj periudhe ka arritur të zgjidh 98 % të lëndëve.
“Gjatë këtyre katër muajve kemi zgjidhur 98 % të lëndëve nga ato që i kemi pranuar. Këtë e konsideroj një sukses, pasi që dihet që po punojmë në kushte të vështira dhe me staf të reduktuar, për shkak të situatës së pandemisë. Ne po shpresojmë që me përmirësimin e gjendjes me pandeminë, do të rrisim efikasitetin dukshëm me shumë”, ka thënë Azizi.
Statistikat tregojnë që Gjykata së bashku me degët kanë trashëguar 16.100 lëndë, kanë pranuar 3.177 në total 19.277 lëndë, janë arritur të zgjidhen 3.137 lëndë, ndërkohë kanë mbetur në punë edhe 16.142 lëndë.
Duke folur për rastet e korrupsionit, Azizi ka thënë se gjatë kësaj kohe kemi pranuar 7 lëndë, ndërkohë janë zgjidhur 5 lëndë të kësaj natyre. Gjykata ka vendosur me aktgjykim dënues ndaj tre të akuzuarve, ndërsa dy aktgjykime kanë qenë liruese.
“Mund të ju them që lëndët e korrupsionit janë të gjitha në procedurë dhe asnjë prej këtyre lëndëve nuk pret në Gjykatën tonë. Këto lëndë janë me prioritet dhe jemi duke punuar në atë drejtim që të kemi sa më pak lëndë të kësaj natyre”, tha ai.
Kryetari Azizi ka përmendur rastet e dhunës në familje, nga viti i kaluar numri i tyre është rritur, por siç ka thënë ai, Gjykata është e pakompromis në këto raste, duke i shqiptuar dënime të ashpra ndaj kryerësve të këtyre veprave.
Për më tepër ai ka theksuar se sfidë mbetet mungesa e gjyqtarëve të mjaftueshëm dhe stafit administrativ, gjë që po ndikon në zgjidhjen e lëndëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025