Murati: Janë ngrirë rreth një milion euro, dyshohet për shpëlarje parash dhe financim të terrorizmit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një konferencë për media ka thënë se kanë bërë identifikimin e disa transfereve të dyshimta si dhe pagesa të dyfishta të parregullta.
Ai po ashtu tha se gjithashtu kjo janë rreth një milion euro që kanë të bëjnë me shpëlarje të parasë dhe me financim të terrorizmit.
“Kemi bërë identifikimin e disa transfereve të dyshimta, ku janë identifikuar prej barazimit që kemi kërkuar, më 11 maj. Ka dhe raste tjera ku ka pas pagesë të dyfishtë dhe të parregullt. Keqbërësit do t’i ndjekim deri në fund. Në kapacitetin e kryesuesit të Bordit të Njësisë së Inteligjencës Financiare që janë ngrirë edhe një shumë rreth 1 milion euro, që dyshohet kanë të bëjnë me shpëlarje të parave dhe financim të terrorizmit”, ka thënë Murati.
Murati po ashtu u pyet për shumën e vjedhur nga Thesari i Shtetit, 2.1 milionë euro.
Ai tha se me rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove të vjedhura nga Thesari i shtetit është duke u marrë Prokuroria.
“Ne kemi kontaktuar me prokuroren e rastit dhe jemi njoftuar se shumë shpejtë do të fillojë kthimi i atyre mjeteve që janë të bllokuara, kurse për pjesën tjetër do të zhvillohet proces gjyqësor”, ka thënë Murati.
Murati po ashtu shpjegoi edhe çështjen e identifikimit të pagesave të dyfishta dhe të parregullta në këtë institucion.
“Bëhet fjalë për disa organizata buxhetor, ka organizata të nivelit qendror pra institucione të pavarura ku ta zëmë është kryer pagesë e dyfishtë, është kryer fatura përmes përmbaruesit privat por në të njëjtën kohë organizata buxhetore ka bërë pagesë edhe përmes vijës së rregullt, si faturë e rregullt. Lidhur me këtë janë marr të gjitha masat e nevojshme, janë njoftuar edhe organet e rendit dhe presim që shumë shpejt të rezultoj në kthim të kësaj pagese dhe të zgjidhet çështja. Tashmë ka fillu kthimi dhe shumë shpejt do ta qartësojmë këtë vendim. Kjo nuk mjaftohet vetëm me kthimin, keqbërësit nuk kanë vend në institucione”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 Milionë euro
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe