Humanisti Adnan Hyseni ka njoftuar se është shëruar nga sëmundja e leukemisë, pjesëtarja e Policisë së Kosovës, Visare Hyseni.
Humanisti Hyseni ka thënë se pjesëtarja e Policisë tashmë është shëruar dhe se do të kthehet në Pejë, transmeton Telegrafi.
“Pjesëtarja e Policisë së Kosovës, Visarja e fitoi betejën ndaj sëmundjes së rëndë leukemisë dhe po kthehet në Pejë tek familja, kolegët e saj dhe tek të gjithë ne. Jam i lumtur për ty dhashë Zoti që të kemi çdo ditë lajme të tilla, ku na gëzojnë të gjithëve”, ka thënë Hyseni.
Tutje, ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë kontribuar në shërimin e saj.
“Faleminderit shqiptarëve që ju përgjigjen thirrjes humane, faleminderit mjekëve në Turqi”, thotë më tej ai.
Telegrafi kishte raportuar edhe më herët për rastin e Visare Hyseni, për të cilën ishte kërkuar ndihmë financiare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251