“Ultimate Grey” (Pantone 17-5104) dhe “Illuminating” (Pantone 13-0647) është dyshja dinamike e Pantone-s për ngjyrën e vitit 2021.
Kreativ Qeramika synon të jetë në hap me risitë e fundit në botën e dizajnit dhe të arkitekturës. Bazuar në trendet dhe tendencat për këtë vit, përfshirë edhe nuancat e përzgjedhura nga Pantone, ne kemi veçuar disa koleksione ku janë të aplikuara nuancat Pantone të vitit 2021, siç janë Crayons dhe Buildtech/2.0.
Lidhur me përzgjedhjen e dy ngjyrave të pavarura – Pantone “Ultimate Grey” dhe Pantone “Illuminating”, znj. Laurie Pressman shpjegon se të dy ngjyrat së bashku janë një dëshmi e rrugëve ku ne jemi bashkuar si miq, familje dhe fqinj për t’i forcuar komunitetet tona gjatë krizës së shkaktuar nga përhapja e pandemisë së virusit Covid-19. Këto dy ngjyra janë për të na e kujtuar rëndësinë e marrëdhënieve tona, sistemet e mbështetjes dhe punën kolektive. Si praktike ashtu edhe solide, ngrohëse dhe optimiste, kombinimi i ngjyrave “Ultimate Grey” dhe “Illuminating” është një rezistencë dhe shpresë – për vitin tonë të ri dhe përtej.
Pantone 13-0647 Illuminating
Takoni ngjyrën “Illuminating”, një të verdhë të ndritshme dhe të gëzuar që shkëlqen plot gjallëri. Është hija e ngrohtë e ditëve me diell, luleve të ndritshme dhe shpresa e mirëpritur për fillimin e diçkaje të re, një kapitull të ri, një vit të ri, ose një këndvështrim të ri.
Pantone 17-5104 Ultimate Grey
Ngjyra “Ultimate Grey” e fortë dhe e besueshme, ndërton një themel të fortë të qetësisë dhe sigurisë. Është ngjyra e batanijeve të ngrohta, xhemperëve të preferuara, ku pamja e përdorur nxjerr në pah aftësinë për t’i rezistuar kohës. Ngjyra “Ultimate Grey” ofron siguri dhe inkurajon ndjenjat e qetësisë dhe qëndrueshmërisë.
Ngjyrat e bashkuara
Ngjyrat Pantone 2021 “Ultimate Grey” dhe “Illuminating” kur përdoren së bashku, krijojnë një kontrast të lartë të dukshmërisë – kjo është në fakt tërheqja mes tyre. Ngjyra “Illuminating” e pikësuar nga një prekje e ngjyrës tjetër “Ultimate Grey, përcjell një mesazh të shpirtit dhe forcës, ndërsa e kundërta i shton shkëlqim pjesëve të lëna anash apo të nënvlerësuara.
Përdorimi i pllakave nga porcelani me nuancën “Illuminating” përçon një mesazh të ngrohtë dhe mikpritës kur mbështetet nga “Ultimate Grey” që është nuancë solide dhe ofron besueshmëri. Këto dy ngjyra janë të shkëlqyeshme për nevojat e shtëpisë ngase mjeteve të përditshme i japin pamje të re dhe të gjallë.
Po ashtu të dy ngjyrat Pantone 2021 janë një deklaratë e guximshme. Ngjyra “Illuminating” është miqësore dhe së bashku me sigurinë dhe qetësinë e “Ultimate Grey” është sigurisht një kombinim që kërkon vëmendje. “Illuminating” është shkëndijë dhe shkëlqim kur shoqërohet me “Ultimate Grey” në produkte bukurie, veshje aktive, pajisje mode dhe paketim produktesh.
Për të parë sesi harmonizohen ngjyrat “Illuminating” dhe “Ultimate Grey” me ngjyrat e tjera në bibliotekën e Pantone 2021, hidhni një vështrim në këto pesë paleta të bukura. “Aviari”i ndritshëm, i lumtur, pastelët e bukur të “Enlightenment”, drita dhe hija e përjetshme, “Intriga” e pasur dhe e ngrohtë dhe metalet e shndritshme të “Orbitalit” të gjitha këto i paraqesin yjet e vitit 2021.
Vizitoni galerinë Pantone 2021 Color of the Year, të paraqitur me “Illuminating” dhe “Ultimate Grey” në Adobe Stock.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
IPKO me pako ditore dhe javore 3G dhe 4G
Nafta, drejt rënies
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit