Ekologia Nora Simitçiu ka theksuar se Kosova vazhdon të mos ketë një kopsht botanik.
Në një shkrim të saj ajo thekson se kopshtet botanike kanë një rëndësi të veçantë meqenëse luajnë një rol kryesor në hulumtimin, dokumentimin dhe konservimin e koleksioneve të bimëve të gjalla.
“Kosova është vendi i vetëm në rajon që i mungon një institucion i tillë i cili është në shërbim të zhvillimit të shkencës dhe njohurive në kuadër të kësaj lëmie”, tha ajo.
Sipas “Botanic Gardens” aktualisht janë 1775 kopshte botanike dhe arboreta në 148 vende të botës dhe Kosova ende nuk bën pjesë në këtë listë.
Ideja e kopshtit botanik modern daton që nga koha e Renesancës, por kopshtet të cilat për nga qëllimi i ngjanin atyre kanë ekzistuar për mijëra vjet. Bimët të cilat vlerësoheshin për vetitë e tyre medicinale mblidheshin, rriteshin dhe studioheshin në kopshte në shumë pjesë të botës.
Kopshti i parë botanik botëror universitar u krijua në Padovë në vitin 1545 kur Republika Veneciane miratoi themelimin e tij për kultivimin e bimëve medicinale. Pastaj në shekullin XVII kopshte të njëjta botanike u themeluan në Francë për të vazhduar më tej edhe në vendet e tjera të botës.
Enciklopedia e Ekologjisë tregon se kopshtet me funksion të përafërt me kopshtet moderne botanike datojnë që në shekullin e XXVII para Krishtit kur legjenda thotë që perandori kinez Shen Nung koleksiononte bimët mjekësore në kopshtin e tij perandorak duke zhvilluar studimet herbologjike.
Kopshtet botanike luajnë një rol qendror në ruajtjen dhe eksplorimin e biodiversitetit botëror të bimëve jashtë habitatit të tyre natyror. Përfitimet e të pasurit një kopsht botanik janë tepër të mëdha sidomos tani kur jemi duke përjetuar ndryshime të mëdha klimatike e që po rezultojnë me zhdukjen e ngadaltë të shumë specieve bimore.
“Rreth një e treta e specieve të bimëve vaskulare në botë përballen me kërcënimin e zhdukjes për shkak të një larmie aktivitetesh shkatërruese të faktorit antropogjen. Prandaj, ne kemi nevojë për të rritur përpjekjet tona për të zhvilluar një qasje integruese të ruajtjes së specieve bimore. Kështu që kopshtet botanike paraqesin një kontribut të lartë në studimin dhe konservimin e bimëve, si dhe njoftimin e popullsisë me larminë e specieve bimore në botë. Poashtu, kopshtet botanike sot punojnë në mënyrë aktive për ruajtjen e specieve duke shumëzuar bimë, duke mbledhur dhe ruajtur fara”.
“Kosova sot ende nuk ka një hapësirë të tillë edhe pse planet për themelimin e kopshtit botanik të Kosovës kanë qenë të parapara që në vitin 1978, kur arkitekti Bashkim Fehmiu në kuadër të planit urbanistik të Prishtinës kishte përcaktuar hapësirën në anën jugore të Spitalit në Veternik, hapësirë kjo e cila sot fatkeqësisht është e mbuluar nga ndërtimet e egra”.
Sipas saj, krijimi i një kopshti të tillë botanik në Kosovë do të kishte rëndësi të madhe shtetërore për vendin sepse do të kishim hapësirë që do t’i shërbente ngritjes së njohurive dhe zhvillimit të shkencës.
“Kjo do të sillte mundësinë e konservimit të specieve endemike në një sipërfaqe “ex citu” dhe njëkohësisht do të ofronte mundësinë që studentët, qytetarët dhe turistët të mund t’i shohin nga afër dhe të mësojnë për bimët karakteristike të vendit tonë”.
Ekologia Simitçiu po ashtu thekson se kopshtet botanike janë bërë destinacione kryesore turistike.
Bazuar në të dhënat e ofruara nga “Botanical Gardens Conservation International” kopshtet e tilla tërheqin rreth 500 milion vizitorë çdo vit në botë dhe konsiderohen kontribues të rëndësishëm në ekonomitë lokale dhe kombëtare. Ato gjithashtu ofrojnë shumë përfitime për shoqërinë duke sjellë një ndikim pozitiv në shëndetin mendor dhe fizik, veçanërisht në mjediset urbane ku pozicionohen shumica e kopshteve botanike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Neglizhenca e qeverisë solli kaos në Klinikën e Onkologjisë
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Spanjë, Rama: Stenda e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite