LAJMI I FUNDIT:

Një mjet në Google mund t’i ndihmojë njerëzit të identifikojnë problemet në lëkurë

Një mjet në Google mund t’i ndihmojë njerëzit të identifikojnë problemet në lëkurë

Google ka shpalosur një mjet që përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuar në identifikimin e gjendjes së lëkurës, flokëve dhe thonjve, bazuar në imazhet e ngarkuara nga pacientët.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një testim i “mjetit të ndihmës së dermatologjisë”, i shpalosur në konferencën vjetore të zhvilluesve të gjigantit të teknologjisë, Google IO, mund të lansohet më vonë këtë vit.

Një ekspert i kancerit tha se avancimet e AI mund t’iu mundësojnë mjekëve që të sigurojnë trajtim më të përshtatshëm për pacientët.


‘AI’ mund të identifikojë 288 probleme të lëkurës por nuk është krijuar për të zëvendësuar diagnozën dhe trajtimin mjekësore, tha kompania.

Janë dashur tre vjet për ta zhvilluar këtë mjet dhe është trajnuar me një set të të dhënave prej 65 mijë imazhesh të problemeve të diagnostikuara, si dhe me miliona imazhe që tregojnë shenjat për të cilat njerëzit kanë shprehur shqetësim, dhe mijëra fotografi të lëkurës së shëndetshme, në të gjitha nuancat dhe tonet.

Përveç aplikimit të imazheve, aplikacioni gjithashtu kërkon që pacientët t’iu përgjigjen një sërë pyetjesh në internet. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Trump zbulon projektin më të madh për inteligjencën artificiale - investim prej 500 miliardë dollarësh

Trump zbulon projektin më të madh për inteligjencën artificiale - investim prej 500 miliardë dollarësh

Teknologji
A po i përshtatet TikTok-u, Donald Trumpit?

A po i përshtatet TikTok-u, Donald Trumpit?

Teknologji
Deutsche Bahn dëshiron të luftojë “lyerjen me grafiti” në trena me një qen robot

Deutsche Bahn dëshiron të luftojë “lyerjen me grafiti” në trena me një qen robot

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

Zgjimi i papritur i planetit: Reduktimi më i madh i emetimeve të CO2 që nga Lufta e Parë Botërore

Zgjimi i papritur i planetit: Reduktimi më i madh i emetimeve të CO2 që nga Lufta e Parë Botërore

Teknologji
Kalo në kategori