LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Përfaqësuesit e AKI-së të rrinë larg politikës

Musliu: Përfaqësuesit e AKI-së të rrinë larg politikës

Para Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka raportuar sot inspektori i përgjithshëm i këtij agjencioni Burim Ramadani. Me dyer të mbyllura për rreth dy orë, Ramadani ka raportuar para të zgjedhurve të popullit për çështjet për të cilat këta të fundit kishin interes.

Pas përfundimit të mbledhjes, kryetarja e komisionit, Ganimete Musliu kërkoi nga përfaqësuesit e AKI-së që të qëndrojnë larg ndikimit të politikave ditore.

Ajo adresoi kritika ndaj përfaqësuesve AKI-së, duke thënë se këta të fundit po i marrin me shumë sportivitet paraqitjet para komisionit, duke injoruar punën dhe ekzistencën e tij.


“Kërkojmë nga përfaqësuesit dhe drejtuesit e këtij agjencioni që të rrinë larg politikës, politikave ditore dhe larg ndikimeve politike sepse ju e dini se ky është institucioni më kredibil ose institucioni kryesor për sigurinë e vendit. Sot, parashtruam shumë pyetje që kanë të bëjnë me ligjin dhe rregulloren që e obligojnë inspektorin dhe në ditët e ardhshme ne do të dalim në teren që t’i vizitojmë drejtoritë regjionale e po ashtu do ta aprovojmë edhe planin e punës për këtë mandat”, tha Musliu.

Musliu tha se ishte interesimi i deputetëve që bëri që mbledhja të zgjasë për dy orë.

Ajo tha se janë duke u informuar nga afër me gjendjen në AKI dhe se do të dalin edhe në terren për të mbikëqyrur punët e drejtorive regjionale.

“Tani jemi në ciklin e informimit për së afërmi me gjendjen e këtij institucioni. Ajo çka vlen të theksohet është se zyrtarët e AKI-së e marrin me shumë sportivitet raportimin para komisionit, sepse gjithmonë i mbron ai konfidencialiteti i dhënies së informatave. Ne po mundohemi t’iu tregojmë që jemi këtu për të bërë kontroll demokratik dhe për të mbikëqyrur punët e secilit. Këtu do të jemi për të aprovuar punët e mira të këtij agjencioni, por këtu jemi për t’i evidentuar edhe shkeljet apo parregullsitë që evidentohen në këtë institucion”, tha ajo, raporton kp.

Musliu bëri të ditur se nga mbledhja e kaluar ku janë takuar me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti iu është bërë e ditur se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile. Megjithëkëtë, ajo shtoi se organet e sigurisë duhet të jenë në nivel të detyrës.

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori