LAJMI I FUNDIT:

Tri përdorime të shkëlqyeshme të trangujve

Tri përdorime të shkëlqyeshme të trangujve

Trangujt janë një përbërës kryesor për sallatat dhe ujin me aromë, por ato çuditërisht mund t’i bëjnë detyrat e përditshme nëpër shtëpi aq më të lehta për t’u bërë!

Më poshtë ua sjellim tri mënyra të shkëlqyeshme se si mund t’i përdorni trangujt:

Shtoni shkëlqim në sandalet e plazhit

Mezi prisni të vishni sandalet tuaja të preferuara plastike në plazh gjatë ditës, por kur i nxirrni nga dollapi, zbuloni se ato kanë humbur shkëlqimin. Atëherë fërkoni një trangull të prerë mbi secilën këpucë, lëreni të qëndrojë për dhjetë minuta, dhe më pas shpëlajeni. Përbërjet në trangull sjellin një shkëlqim të mahnitshëm.


Largoni ndryshkun nga mjetet e skarës

Shpatulla metalike që përdorni gjatë sezonit të pjekjes në skarë ka filluar të mbulohet nga ndryshku? Prisni pjesën e sipërme të një kastraveci, zhyteni në kripë, pastaj përdorni atë për të pastruar mjetet. Acidi oksalik në kastravec do të lidhet me hekurin e oksiduar në ndryshk për të çliruar grumbullimin, ndërsa kripa gërryese do ta pastrojë atë. Thjesht shpëlajini mjetet me ujë të freskët dhe thajini mirë para se t’i ruani.

Largimi i mjegullës nga pasqyra

Kur duhet të përgatiteni me nxitim, nuk doni të prisni që pasqyra juaj e banjës të thahet ose ta bëni me vija duke përdorur një peshqir, fërkoni një trangull mbi pasqyrë. Lëngu i tij do të lërë pas një materie që largon pikat e ujit. /Telegrafi/