Asociacioni i Arkitektëve kritikon ashpër Ligjin e ri për planifikim urban në Maqedoni
Asociacioni i Arkitektëve të Maqedonisë e vlerëson si cenim të rendit urbanistik, Ligjin e ri për planifikim urban të cilin fundjavën e kaluar nuk e dekretoi Presidenti Stevo Pendarovski. Sipas tyre, kjo zgjidhje ligjore krijon përshtypjen se ndërtimet pa leje nuk dënohen dhe se mund të vazhdohet me kaosin urbanistik. AAM kërkon që në rast të miratimit të ligjit në lexim të tretë i njëjti të plotësohet me një dispozitë e cila obligon institucionet t’i procedojnë të gjitha procedurat për legalizim të mbetura pezull dhe të jepen lejet për ndërtim.
“Ajo zgjidhje ligjore i pezullon të gjitha aktet në fuqi për planifikim urbanistik të cilat kujdesen për cilësinë e ndërtimeve, si dhe jep sinjal të keq se ndërtimet pa leje nuk dënohen. Me zgjidhje të tilla ligjore nënvlerësohen të gjitha procedurat profesionale nga plani deri në ndërtim, diçka që duhet t’i garantojë statusi juridik dhe statusi i sigurisë së çdo ndërtimi. Gjatë ndërtimit nuk guxon të cenohet interesi privat dhe publik”, thonë nga Asociacioni i Arkitektëve të Maqedonisë.
Presidenti Stevo Pendarovski përgjegjësinë ia kaloi Kuvendit dhe partive politike. Sipas tij, nëse ligji miratohet ai do ta dekreton pasi kështu përcakton Kushtetuta, por nuk do të jetë i kënaqur nëse vërejtjet e tij nuk merren në konsideratë.
“Kam një sërë vërejtjesh dhe atë që e tha Kryeministri të njëjtat do të pranohen, por kompetencat e mia këtu përfundojnë. Nëse ligji miratohet përsëri me shumicën e nevojshme, nuk kam zgjidhje tjetër. Por edhe nëse miratohet nuk do të jem i kënaqur”, tha Stevo Pendarovski, president.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski deklaroi se pasi ligji nuk u dekretua, është krijuar hapësira që të pranohen propozime të reja nga ekspertët dhe të përfshihen në ligj edhe pse pranon se ligji ka qenë në fazën e shqyrtimit që nga viti 2019.
“Ky ligj është dorëzuar në Kuvend që në vitin 2019. Një kohë të gjatë është i hapur për opinionin dhe në diskutimet me grupet parlamentare është miratuar ky ligj. Por mundësia Kushtetuese që shfrytëzoi Presidenti është edhe një mundësi që bashkërisht ta diskutojmë me deputetët dhe ekspertët që të gjejmë zgjidhje për problemet e qytetarët”, theksoi Blagoj Boçvarski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve.
Organizata joqeveritare “Eco Guerila” kanë nisur procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit pranë Gjykatës Kushtetuese. Javën e kaluar Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për planifikim urban me konsensus mes pushtetit dhe opozitës. Një ndër dispozitat ishte edhe ndërprerja e procedurave penale kundër personave fizik dhe juridik për ndërtime pa leje. Mbi këtë bazë, presidenti Pendarovski nuk e dekretoi ligjin duke pretenduar se dispozita në fjalë përfshinë amnisti e cila mund të sjell pasoja juridike në të ardhmen. Ligji është kthyer në lexim të tretë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025