LAJMI I FUNDIT:

Arti muzikor, sot ka ulur flamurin në gjysmështizë

Arti muzikor, sot ka ulur flamurin në gjysmështizë

Është ndarë nga jeta (në moshën 85 vjeçare) kompozitori i madh shqiptar, Fahri BEQIRI – autori i veprave të mëdha muzikore, profesori që edukoi breza të tërë studentësh në Fakultetin e Muzikës në Prishtinë, mjeshtri i madh e i papërsëritshëm që ngriti në nivele artistike formacione e grupe të reja muzikore, zëra të rinj dhe festivale të munguara gjithandej nëpër Kosovë

Nga: Ilir Shaqiri


U shua artisti, që çdo qelizë të trupit të tij, të mendjes së tij, të zemrës së tij e vuri në shërbim të së djeshmes së zorshme shpresëmbjellëse, duke vënë themele të qëndrueshme, modele të spikatura për brezat e ardhshëm sesi duhet punuar zellshëm e me profesionalizëm, seriozitet e ndjenja, duke veshur kulturën tonë burimore me kostumin muzikor më të bukur të kohës.

ARKOND I SË BUKURËS

Arëzash vrapuam
pas argatërisë tënde
në arkipelagun muzikor,
sepse kush si ti
s’mund ta gatuante aq bukur
argjilën e shkelur e të përndezur
me tingujt e qiellit të trazuar.
Reshti ara arbërore,
pulsi i dritës shpërtheu
nga dora e mendja mjeshtërore
te poema Skënderbeu…
Atë rregë të ngushtë tingëllore
e shtove e shtrove e ngrite
mes stinëve të hidhëta përvëlore
rrënjë e rrap e ndrite!
Trefish hija nga trupi,
nam madh që zure frena,
asnjë xixë bukurie s’të humbi
mes hovesh ku shkundej skena!
Nga fije floku e të thoi
lumë djerse të përshkonte,
koncerti mund të mbyllej
vetëm atëherë
kur salla të kreshpëronte!
Lirar që lanë faqet në krua,
o lirës i djersëve tua…
E vjen prapë e na thua:
argat më quani mua,
së kështu jam dhe dua!
Dhe ndoqëm muzikëbërësit,
dirigjentët
në skenat e kësaj bote,
por askush nuk na ngjanë,
askund
si kreshendoja jote…
Eh, profesor…, sa shumë na dhe!
Dhe krejt çfarë bëmë për ty
peshon në krahët e fluturës…,
o rendar i argatërisë muzikore –
Arkond i së bukurës!
Lamtumirë, PROFESOR!

/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori