LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut do ta rrisë prezencën në kuadër të trupave të KFOR-it

Maqedonia e Veriut do ta rrisë prezencën në kuadër të trupave të KFOR-it

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ciklin e takimeve me disa nga presidentët e rajonit në kuadër të Samitit Brdo-Brijuni në Slloveni, e ka përmbyllur me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Gjatë takimit marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të dy shteteve fqinje janë vlerësuar të mira, ndërkohë që të dy presidentët janë angazhuar për thellimin e mëtejmë të tyre, sidomos në sferën e shkëmbimit tregtar e ekonomik, arsimit, kulturës e turizmit.

Sipas komunikatës, në këtë takim është bërë e ditur se në kuadër të bashkëpunimit ndërshtetëror, së shpejti do të mbahet një takim i përbashkët i Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.


Presidenti Pendarovski e ka njoftuar homologen Osmani se shteti i tij do ta rrisë prezencën në kuadër të trupave të KFOR-it, teksa i ka dhënë mbështetje liberalizimit të vizave, rrugës evropiane të Kosovës si dhe anëtarësimit në NATO.

Presidentja Osmani dhe presidenti Pendarovski kanë kundërshtuar idenë e ndryshimit të kufijve në rajon, duke theksuar se rajonit i nevojitet stabilitet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Botë
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Evropa
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Botë
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Botë
Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Botë
Nuk deshi ta humb udhëtimin me aeroplan, vetura zyrtare e ministres sllovene ndez rotacionin – tentoi ta shmangte edhe dënimin për tajkalim të shpejtësisë

Nuk deshi ta humb udhëtimin me aeroplan, vetura zyrtare e ministres sllovene ndez rotacionin – tentoi ta shmangte edhe dënimin për tajkalim të shpejtësisë

Sllovenia
Kalo në kategori