Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se Kosova ka të dhëna të mjaftueshme për të dëshmuar krimet e Serbisë gjatë luftës.
Gërxhaliu në një intervistë për Ekonomia Online thotë se grumbullimi i fakteve kërkojnë kosto dhe shteti duhet ta “ndez” alarmin e të ndihmojë në mbledhjen e dëshmive.
“Kemi të dhëna sa të duash, por problemi është se nuk kemi qenë shumë të mbështetur ju e dini se për tu dëshmuar diçka nevojitet kamera dhe gjëra të shumta, këto kanë një kosto do të thotë nuk kemi pasur mbështetje në këtë aspekt. Shteti duhet ta ndez një alarm dhe t’i mbledh këto dëshmi sepse edhe shoqatat e familjarëve kanë dëshmi të shumta, vetëm se duhet të grumbullohen”, tha ai.
Gërxhaliu më tej ka sqaruar se nuk ka marrë ndonjë ftesë për të qenë pjesë e delegacionit në dialog me Serbinë, por në çdo moment që i kërkohet është i gatshëm për bashkëpunim.
“Unë nuk kam pasur një ftesë të tillë, sa i përket çështjes së të zhdukurve jam nga dita e parë, do të thotë secila qeveri që ka qenë në këtë aspekt profesional kam dhënë kontributin tim dhe do të vazhdoj të jap kontributin tim. Në çdo moment që të kërkohet diçka prej qeverive të mija jam i gatshëm me pranuar çdo pozitë dhe çdo angazhim që kërkohet prej meje”.
Rreth çështjes së të pagjeturve Gërxhaliu konfirmon se nuk kanë qenë të mbështetur mjaftueshëm, duke e vënë fajin te ndërrimi i shpeshtë i qeverive.
“Sa i përket çështjes së të pagjeturve nuk kemi qenë të suportuar shumë, nëse i krahasojmë grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë ata nuk e kanë ndërruar grupin asnjëherë e as kryetarin, kurse tek ne janë ndërruar shumë persona, mirë do ishte që ky grupacion të ishte më profesional dhe personat të mos ndërrohen, të jenë të përhershëm për shkak se ky proces është i lidhur me të kaluarën dhe thjesht nuk ka të bëjë me ndonjë dijeni diçka shkencore sa ka të bëjë me memorien e të kaluarës”, deklaroi ai.
“Sa i përket çështjeve të tjera unë po them sepse nuk kam pasur takim dhe një skelet të qëllimit të veprimit në këto raste, mendoj që çështja e të pagjeturve është një ‘xhoker’ i mirë për palën tonë sepse ke çfarë të kërkosh dhe ke çfarë të prezantosh dhe ke me çka me godit përfundon se nuk është fare e lehtë të diskutohet me Serbinë, dhe se kërkesat e tyre janë të qarta”.
“Çështja politike faktikisht është një çështje që krijohet një rrugëtim politik dhe dihet pastaj në bazë të atij rrugëtimit, por sa i përket çështjes së të pagjeturve ne e dimë fare mirë që nuk është e lehtë të diskutohet me Serbinë”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Toshkovski: Shteti ka një sistem totalisht jofunksional që duhet t’u përgjigjet situatave të krizës, zjarreve, përmbytjeve
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!